Sport

90 minuta ndaj Bayern Munich, mediat italiane 'gozhdojnë' paraqitjen e Asllanit: "Ishte i ngurtë!"

Kristjan Asllani zhvilloi 90 minutat e para me fanellën e Interit dhe këtë e bëri në një ndeshje prestigjoze ndaj Bayern Munich.

2 Nëntor 2022, 16:29 Nga DOSJA

90 minuta ndaj Bayern Munich, mediat italiane 'gozhdojnë'

ITALI- Kristjan Asllani zhvilloi 90 minutat e para me fanellën e Interit dhe këtë e bëri në një ndeshje prestigjoze ndaj Bayern Munich. Ndeshja zhvilluar në “Allianz Arena” nuk kishte asnjë rëndësi për dy skuadrat, që e kishin arritur kualifikimin në grupet e Champions League.

Trajneri i Interit. Simone Inzaghi, i besoi çelësat e mesfushës talentit shqiptar që, për hir të së vërtetës, zhvilloi një paraqitje pozitive, pavarësisht se mediet italiane nuk janë treguar zemërgjërë në vlerësimin për të. Po të shohësh vetëm “Corriere dello Sport” i jep notën 6. Ndërkohë që gazeta tjetër “Corriere della Sera” shkruan: “I ngurt, por ka cilësi: duhet vetëm durim”.

Në minutën e 48-të, mesfushori shqiptar, u bë protagonist me një asist mjaft të bukur të dhënë për Acerbin, që gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në sfidën ndaj Bayern, Asllani fitoi 4 nga 6 duelet në total.

E.Ç (Dosja.al)

asllani bayern munich

Sondazh

Poll