Sport

Telashe për Juventusin! Kean dëmtohet në prag të ndeshjes me PSG, Allegri ka vetëm një sulmues në dispozicion

Telashe për Juventusin. Në prag të ndeshjes kundër PSG, Massimiliano Allegri duhet të bëjë pa një tjetër lojtar, pikërisht Moise Kean.

2 Nëntor 2022, 16:39 Nga DOSJA

Telashe për Juventusin! Kean dëmtohet në prag të ndeshjes me

ITALI- Telashe për Juventusin. Në prag të ndeshjes kundër PSG, Massimiliano Allegri duhet të bëjë pa një tjetër lojtar, pikërisht Moise Kean. Këtë e ka bërë të ditur klubi i Juventusit në faqen zyrtare: “Moise Kean nuk do të jetë pjesë e skuadrës, pasi gjatë stërvitjes së djeshme ndjeu një shqetësim në kofshën e djathtë."

Dëmtimi i Kean privon më tej pjesën e sulmit, ku tashmë mungon Dusan Vlahovic. Prandaj i vetmi në dispozicion është Milik, i cili natyrisht do të jetë titullar. Shumë të rinj që trajneri iu desh të thërriste për të kompensuar mungesat e shumta. Dia nga këto lojtarw do të jenë në ndeshje, që nga fillimi apo gjatë ndeshjes. Federico Chiesa rikthehet në skuadër, por vështirë se do jetë jetë në fushë.

E.Ç (Dosja.al)

juventus kean

Sondazh

Poll