Sport

Historia 'gri' e Contes në Champions League, por Spurs është në raundin e 16-të...

Trajneri italian, i cili ka udhëhequr Juventusin, Chelsean, Interin dhe Tottenhamin, në 40 raste ka fituar vetëm 15 ndeshje, krahasuar me 13 barazime dhe 12 humbje.

2 Nëntor 2022, 11:19 Nga DOSJA

Historia 'gri' e Contes në Champions League, por Spurs

ANGLI - Që nga fillimi i karrierës së tij si trajner, Antonio Conte nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie idilike me Champions League. Trajneri nga Salento, i cili ka udhëhequr Juventusin, Chelsean, Interin dhe Tottenhamin, në 40 raste, ka fituar vetëm 15 ndeshje, krahasuar me 13 barazime dhe 12 humbje. 

Dje u “shpëtua” në ‘Velodrome’: Marseille e Tudorit do të kishte merituar më tepër, por vetëm pasaktësia e Alexis Sanchez dhe shokëve të tij e pengoi skuadrën franceze të arrinte kualifikimin. Spurs, madje arriti ta fitojnë sfidën falë golit të shënuar nga Hojbjerg në minutën e 95-të dhe përfunduan në vendin e parë të Grupit D.

Për Conte ky është kalimi i tretë në fazën eliminatore: ia ka dalë me Juventusin (2012/13, kur humbi në çerekfinale nga Bayerni dhe la anatemën “Italianët nuk do ta fitojnë titullin për shumë vite”) dhe me Chelsean (në 2017/18, kur u eliminua nga Barcelona). Dje ishte suksesi i tretë i Antonio Contes në Champions League në pankinën e londinezëve, pas atyre të arritur në krye të bardhezinjve dhe bluve të Chelseas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll