Sport

Zbulimi befasues! Në tokën e Gerard Piqué: gjenden dhjetëra varre e mbetje njerëzore

Futbollisti katalanas kishte planifikuar të ndërtonte atje një hotel luksoz me pesë yje

2 Nëntor 2022, 09:59 Nga DOSJA

Zbulimi befasues! Në tokën e Gerard Piqué: gjenden

SPANJE - Gerard Piques nuk i ndahen telashet. Në sport i zvogëlohen mundësitë që do të donte te kjo Barcelona e re e Xavit. Jashtë fushës së blertë, lidhja me Clara Chían e ka vënë atë në shënjestrën e të gjithë paparacëve.

Tani, në fushën personale ka dalë probleme të reja për katalanasin. Eshtë dashur të paralizohen punimet e hotelit me pesë yje, që futbollisti ka planifikuar të ndërtonte në Costa del Sol. Dhe më e keqja është se nuk dihet për sa kohë. 

Arsyeja? Gjatë përgatitjes së tokës, u gjetën më shumë se 250 varre, që i përkisnin një varreze të vjetër myslimane. Dhe më konkretisht, në zonën jugore të nekropolit andaluzian të Yabal Faruh. "Deri tani ne kemi zbuluar dhe dokumentuar më shumë se 200 varre, pothuajse të gjitha nga periudha e fundit Nasrid,"- tha Daniel Núñez Vílchez, drejtor i punës së rikuperimit arkeologjik.

Kështu, nëse Pique dëshiron të vazhdojë me punimet (që kanë filluar që në vitin 2015), hapësira duhet të jetë plotësisht e pastër nga këto mbetje njerëzore. Një proces që mund të zgjasë nga disa muaj deri në vite. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll