Politike

'Sakrifikohet' Salianji: Do lija dhe mandatin që të gjendej një zgjidhje për bashkimin e PD-së

Deputeti i PD-së Salianji është shprehur se do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita më 12 Nëntor.

1 Nëntor 2022, 23:58 Nga DOSJA
'Sakrifikohet' Salianji: Do lija dhe mandatin që të gjendej
Blendi Fevziu dhe Ervin Salianji

TIRANË- “Gjithë diskutimi nëse nuk ka kandidatë të përbashkët do të jetë justifikimi i humbjes, pra ishe ti fajtori, ishim ne apo ato”, kështu e argumenton deputeti i PD-së Ervin Salianji dështimin e negociatave në PD për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 Majit.

Ervin Salianji:  Nuk është ky mesa duket dhe unë besoj se disa kolegë që kanë interesa dhe mbështesin ata që i kanë zgjedhur, por ka një interes për të kundërtën për të dalë të humbur në këto zgjedhje për të gjetur pastaj përgjegjësat. Gjithë diskutimi nëse nuk ka kandidatë të përbashkët do të jetë justifikimi i humbjes, pra ishe ti fajtori, ishim ne apo ato. Që sot u zhvendos fokusi nga problemet reale që ka vendi tek problemet e opozitës. Ky është gabimi jonë. Nëse nuk dilet me një kandidat të përbashkët, me një njeri i cili drejton një regjim, jo vetëm që ka institucionet, por kontrollon gjithçka. Nëse nuk gjendet, kjo mund të jetë një pikë mbi të cilën mund të masin forcën reale dhe të rinegociojnë mbi bazën e asaj që do të shohin. Nuk ka mundësi që të jemi kaq të përgjegjshëm, jemi në një derexhe të tmerrshme.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së Salianji ka ritheksuar se është i gatshëm që të lërë dhe mandatin e deputetit nëse do të ishte kusht për bashkimin e PD-së.

Ervin Salianji: Nuk ka interesa personale, personalisht nëse do të kishte një zgjidhje dhe mandatin e lija që do të bëhej një zgjidhje për bashkimin e PD-së dhe të opozitës.

Po ashtu, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, deputeti i PD-së Salianji është shprehur se do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita më 12 Nëntor.

Marrë nga tvklan.al

ervin salianji bashkimi i pd

Sondazh

Poll