Rama nxjerr dokumentin: Shantazh mediatik, Top Channel kërkoi 120 mln lekë nga AZHBR
Kryeministri Edi Rama pretendon se është kërkuar mbështetje financiare nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural një fond prej 120 milionë lekësh të vjetra për të bërë një emision me 50 episode, në vëmendje të të cilit do të jenë zonat rurale dhe fermat.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar dokumentat që sipas tij, janë shkaku i sulmit nga media "Top Channel" ndaj qeverisë. Duke nxjerrë një dokument që nuk dihet se nga e ka origjinën, kryeministri Edi Rama pretendon se është kërkuar mbështetje financiare nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural një fond prej 120 milionë lekësh të vjetra për të bërë një emision me 50 episode, në vëmendje të të cilit do të jenë zonat rurale dhe fermat.
DETAJE NGA KONTRATA E DËRGUAR NË AZHBR:
Shtrirja gjeografike e realizimit: Në të gjithë Shqipërinë, zonat rurale dhe fermat bio.
Partneriteti mediatik: Top Media Group
Periudha e realizimit: Mars 2022-Dhjetor 2022
Episode televizive: 50
Kohëzgjatja televizive: Minutazhi 35 minuta
Çfarë i kërkohet AZHBR: Kërkojmë mbështetje financiare për realizimin e projektit në Vlorë 12.000.000 lekë
Krahas dokumentit të nxjerrë në postimin e tij, kryeministri nuk e ka lënë pa një koment, duke u shprehur se ky është vetëm një shembull sesi, sipas tij po i bëhet shantazh qeverisë nga media. Qëllimi, sipas tij, ka qenë promovimi i AZHBR-së, por kur ky insitutcion nuk ka pranuar, ka filluar sulmi duke nxjerrë edhe shembullin e një kronikë të transmetuar në edicionin e lajmeve.
Edi Rama: Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik.Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj! Atëherë pllaka kthehet përmbys dhe dynjasë i jepet një emision i tërë me gllabërim parash të bujqësisë, një fabrikim nga fillimi në fund me gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, e ngjashme si dy pika uji me një fabrikim nga i njëjti kanal për Rilindjen Urbane…
Por nuk u ndal me kaq dhe postoi sërish pjesë nga dokumenti

Edi Rama: Ja opinioni i pamaskuar i medias në fjalë për zhvillimin e fermave me mbështetje nga AZHBR, në letër kërkesën për 120 milion lekë që ta ndajë këtë të vërtetë me publikun… Ja edhe maska e medias në fjalë pasi nuk merr lekët e kërkuara me hir, në përpjekjen për t’i marrë me pahir duke helmuar opinionin publik me kronika të mbushura me gjysëm të vërteta (të cilat janë edhe rrenat më të mëdha), e të ambalazhuara me tituj bombastikë të gënjeshtërt…
Prej ditësh, por duke kulmuar dje, Rama është kthyer në një ‘redaktor’ të kronikave të TopChannel dhe të News24. Vetë është marrë për të analizuar kronikat që kritikonin punët e kreut të qeverisë. Të gjitha kronikat, kryeministri Rama i ka 'skanuar' dhe i konsideron ‘gjoba’.
Sondazh
'Sakrifikohet' Salianji: Do lija dhe mandatin që të gjendej një zgjidhje për bashkimin e PD-së
Blendi Fevziu dhe Ervin Salianji TIRANË- “Gjithë diskutimi nëse nuk ka kandidatë të përbashkët do të jetë...
Përçarja e PD, Salianji: Nuk kishte vullnet, gjetën 'sebepe' për t’u ndarë
Blendi Fevziu dhe Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji thotë se nuk ka besuar prej fillimit në negociat...
“Primaret duhet të kishin kandidatë nga të gjithë palët”, Lubonja: PD u përça nga Rama duke përdorur Bashën
Analisti Fatos Lubonja TIRANË- Analisti Fatos Lubonja gjatë një lidhje Live në emisionin ‘Open’ në News24 ka deklaruar...
CEZ në SPAK/ Berisha: S’kam frikë, I vetmi fajtor është Rama që fali 620 mln euro borxhe
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka frikë të hetohet në lidhje me dosje e CEZ që është...
VIDEO/ Berisha nxjerr pamjet: Terror, efektivët futen në lokal e ushtrojnë kontrolle, pa asnjë motiv
Kontrolli në Durrës DURRËS- Kryedemokrati ka publikuar një video ku një tufë me efektivë shihen teksa ushtrojnë kon...
Hapja e dosjeve, a është ligji për të hequr Metën? Berisha: Unë për vete nuk kam frikë
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar si gjueti shtrigash ligjin për hapjen e dosjeve. I ftuar në emisionin...
Berisha: Rama është gjysmë i lajthitur, kriminel elktoral, ju jap fjalën e nderit se kalbësira do përmbyset për 24 orë
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se thelbi i betejës së tij është të rikt...
Dënimi i Izet Haxhisë/ Berisha: Erdhi tek unë për të mbuluar krimin, vrasja e Hajdarit ishte një akt terrorist
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar dënimin me 21 vite burg që i dha sot Apeli Izet Haxhisë, duke konfirmuar v...
“Zyrtarët që kanë firmosur të mbajnë përgjegjësi”, Këlliçi: Nëse do zgjidhem, moratorium një vjeçar për ndërtimet
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati në Primaret për kreun e bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka ...
Sa do dëmtohet PD nga përçarja? Zbulohet ‘asi nën mëngë’ i Berishës, Zhupa: Baza e bashkuar! Alibeaj do izolohet e turpërohet
Ina Zhupa Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se baza e kësaj force politike, është e bashkuar në 95% të sa...
