Politike

CEZ në SPAK/ Berisha: S’kam frikë, I vetmi fajtor është Rama që fali 620 mln euro borxhe

Kreu i PD-së u shpreh se edhe sikur qindra herë SPAK të rinisë hetime, do të zbulojë se i vetmi fajtor është kryeministri Edi Rama që i fali CEZ 620 milionë euro borxhe.

1 Nëntor 2022, 23:51 Nga F.M
CEZ në SPAK/ Berisha: S’kam frikë, I vetmi fajtor
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka frikë të hetohet në lidhje me dosje e CEZ që është marrë nga prokurorët e posaçëm. I ftuar në ‘Log”, Beridha u pyet për një koment, duke qenë se sot, në dyert e SPAK u paraqit Petrit Ahmeti, kreu i ERE. Berisha tha se CEZ është zgjedhur me juri ndërkombëtare. Kreu i PD-së u shpreh se edhe sikur qindra herë SPAK të rinisë hetime, do të zbulojë se i vetmi fajtor është kryeministri Edi Rama që i fali CEZ 620 milionë euro borxhe.

“Sali Berisha është personi që ka vendosur me vendim për shkak të katastrofës së CEZ, është zgjedh me juri ndërkombëtare që ka patronuar të gjithë procesin. Ato që mund të bëjë ‘SKAP’-i i partisë është ta hetojë me qindra herë dhe të gjejë se i vetmi fajtor është Edi Rama. Ai njeri që i fali CEZ fatura të firmosura, ishin borxhe shqiptare që i kishte kompania, ishin 620 milionë euro, dhe 3 miliardë lekë të tjera,”- tha Berisha.

sali berisha dosja e cez

Sondazh

Poll