Sport

Cristiano Ronaldo zhgënjen fansat me veprimin e fundit, reagimi i tifozes: “Nuk më dha autograf, kam pritur…” (video)

Edhe nëse disa nga qëndrimet e tij përçajnë dhe shkaktojnë diskutime, Cristiano Ronaldo mbetet një nga lojtarët më të dashur dhe më të vlerësuar të Manchester United dhe më gjerë.

1 Nëntor 2022, 16:46 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo zhgënjen fansat me veprimin e fundit, reagimi i tifozes:

ANGLI- Edhe nëse disa nga qëndrimet e tij përçajnë dhe shkaktojnë diskutime, Cristiano Ronaldo mbetet një nga lojtarët më të dashur dhe më të vlerësuar të Manchester United dhe më gjerë. CR7 tërheq vëmendjen e fansave. Një video e portugezit është bërë virale në internet teksa ai kërkon “qetësi” me gjeste elokuente, të cilët të çmendur nga ardhja e tij, i kërkuan me energji autografe dhe selfie.

Videoja në rrjetet sociale është postuar nga një fanse e fiksuar pas Cristiano Ronaldos, “Emma Ten Ham” (emri në Twitter), e cila ka shkruar një postim të gjatë duke shpjeguar atë që ndodhi: “Nuk e mendoja se kjo video do të bëhej virale. Dëshira për të treguar është se për fat të keq, për një arsye apo një tjetër, Cristiano nuk më dha autograf në këmishën time.

Ai firmosi ato në të gjithë rreshtin, përveç times”. Ema u shpërfill: “Kam pritur në shi si gjithë të tjerët, e kam pritur atë moment për 20 vjet”. “Nëse ne mund të përdorim fuqinë e internetit dhe këtë video për të arritur tek United apo Christian, do t’ju ​​jem përgjithmonë mirënjohëse të gjithëve”, përfundoi ajo.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo

Sondazh

Poll