Sport

Inaugurohet stadiumi i ri i Vorës, presidenti Duka: “Fryt i bashkëpunimit me FSHF. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”!

Presidenti i FSHF-së zbuloi se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i një fushe stërvitore në Vorë, ndërsa përmendur edhe projektet e FSHF-së siç është edhe ai “Uniforma Ime” që po i japin një hov zhvillimit të futbollit.

1 Nëntor 2022, 16:46 Nga DOSJA

Inaugurohet stadiumi i ri i Vorës, presidenti Duka: “Fryt i

TIRANE - Nga sot Vora ka një stadium modern e bashkëkohor, i ndërtuar falë një bashkëpunimi mjaft të mirë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Vorës. Një impiant që ofron kushte moderne e që është bërë realitet në një kohë mjaft të shpejtë, falë një investimi madhor, që pritet t’i japë një nxitje zhvillimit të futbollit në këtë qytet.

Stadiumi u inaugurua sot përmes një ceremonie festive, që u zhvillua pak para ndeshjes inauguruese të Kategorisë së Dytë midis KF Vorës dhe Valbonës e ku ishin të pranishëm presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kryetari i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera, personalitete të shumta të futbollit dhe jetës publike si edhe qindra tifozë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e mbajtur gjatë këtij eventi shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij investimi të rëndësishëm që e ka futur tashmë Vorën në hartën e futbollit kualitativ. Kreu i qeverisë së futbollit vlerësoi bashkëpunimin me Baskinë e Vorës dhe donatorët e klubit në këtë rast, teksa theksoi se kur bëhemi të gjithë bashkë mund të bëhen gjëra të mëdha.

Inaugurohet stadiumi i ri i Vorës, presidenti Duka: “Fryt i

Sakaq, presidenti Duka zbuloi se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i një fushe stërvitore në Vorë, ndërsa përmendur edhe projektet e FSHF-së siç është edhe ai “Uniforma Ime” që po i japin një hov zhvillimit të futbollit.

“Për Vorën ne kemi një projekt të afërt për ndërtimin e një fushe stërvitore, por për të mos e përfunduar këtu e për të vazhduar më tej. Në fund të fundit për të bërë detyrat tona, për t’i shërbyer fëmijëve tanë, që t’i bashkohen sa më shumë lojës së futbollit, ta shpenzojnë kohën e tyre në mënyrë të shëndetshme me sport dhe jo me vese të tjera negative që u kushtojnë shumë familjeve. FSHF tashmë është bërë partnere me çdo familje shqiptare nëpërmjet projekteve ‘Topi Yt’ apo projektit të fundit ‘Uniforma Ime’. Falënderoj kryetarin e Bashkisë, donatorët, drejtuesit e klubit për këtë impiant dhe për projektin Vora e të ardhmes në futboll. Shumë suksese të gjithëve!”, - theksoi presidenti i FSHF-së.

Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, u shpreh mjaft i lumtur që tashmë ky qytet ka një stadium të ri e moderne dhe i shprehu mirënjohjen presidentin e FSHF-së për këtë kontribut mjaft të rëndësishëm për komunitetin, raporton zyrat e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll