Sport

Tymues, flakadan dhe fishekzjarre! Tifozët e Marseille lejnë pa gjumë lojtarët e Tottenham, alarm sigurie për Conte-n

Antonio Conte po përgatitet për një sfidë vendimtare. Tottenham-i i tij do të luajë shanset për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Champions League, kundër Marsejës.

1 Nëntor 2022, 13:02 Nga DOSJA

Tymues, flakadan dhe fishekzjarre! Tifozët e Marseille lejnë pa

FRANCË- Antonio Conte po përgatitet për një sfidë vendimtare. Tottenham-i i tij do të luajë shanset për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Champions League, kundër Marsejës.

Një sfidë me shumë emocione, sepse në Grupin D të katër skuadrat  mund të shpresojnë për kalimin e turit, edhe francezët që aktualisht janë të fundit me 6 pikë dhe që do të sfidojnë Tottenham-in kryesues me 8 pikë. Conte, megjithatë, nuk do të mund të fokusohet vetëm te sfida, duke pasur parasysh problemet e sigurisë në hotelin ku ndodhet skuadra.

Tottenham është trazuar gjatë natës nga fishekzjarre të hedhura para hotelit ku flinte skuadra. Episodi i shqetësoi lojtarët dhe stafin dhe për këtë në orën 10.30 u caktua një takim për të garantuar sigurinë e Contes dhe lojtarëve të tij në kuadër të ndeshjes së sotme.

E.Ç (Dosja.al)

conte tottenham marseille

Sondazh

Poll