Sport

Xavi ‘skanon’ Barcelonën: "Të dish të konkurrosh, na mungon ende kjo pjekuri"...

Para udhëtimit të skuadrës së tij për në Plzen, të martën (21:00), për ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, Xavi u përpoq të shpjegonte arsyet e dështimit të FC Barcelonës në kompeticion.

1 Nëntor 2022, 16:06 Nga DOSJA

Xavi ‘skanon’ Barcelonën: "Të dish të

SPANJE - Nën drejtimin e Xavi Hernandez, FC Barcelona nuk pati rezultatet e pritura në Champions League. I eliminuar nga gara para ditës së fundit, klubi, ashtu si sezonin e kaluar, do të transferohet në Europa League. Në një konferencë për shtyp, trajneri ‘blaugranas’ u bashkua me deklaratat e sulmuesit të tij Robert Lewandowski, i cili vuri në dukje mungesën e konkurrencës së skuadrës, gjatë ndeshjeve të rëndësishme.

 “Lewandowski ka absolutisht të drejtë. Duhet të dish të garosh në momentet e duhura, të dish të dominosh kur je përpara në tabelën e rezultateve... por kjo nuk ka të bëjë fare me idenë e lojës sonë. Robert thjesht i është referuar të diturit të konkurrosh në momente të caktuara. Jam plotësisht dakord, ndoshta na mungon ende ajo pjekuri ndonjëherë, ajo ndjenjë e ndikimit të fortë edhe si ekip”,- analizoi Xavi.

“Por paraqitjet tona shpjegohen sepse kemi shumë lojtarë të rinj,- vazhdoi ai. - Ne kemi pasur këtë ekip, këtë grup, nuk e di, por vetëm prej 16 apo 17 ndeshjesh së bashku. Ne kishim grupin më të keq në Champions League prej vitesh, pamë të gjitha ngjyrat në këtë kompeticion, me vendime të diskutueshme edhe të arbitrave. Kemi pasur shumë dëmtime në momente vendimtare, nuk është justifikim, por na ka shkaktuar shumë probleme. Por mbi të gjitha nuk i kontrolluam këto situata, ndoshta në momentin më stresues të garës për të qenë konkurrues. Mendoj se kjo është ajo që i referohet Lewandowski”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll