Sport

“Real Madrid, do të copëtojmë…”! Vidal nuk përmbahet gjatë festës me Flamengon, sfidon klubin spanjoll (video)

Flamengo dhe tifozët vazhdojnë të festojnë Kupën Libertadores që klubi i Rio de Janeiro-s fitoi kundër Athletico Paranaense.

1 Nëntor 2022, 12:38 Nga DOSJA

“Real Madrid, do të copëtojmë…”! Vidal nuk

BRAZIL- Flamengo dhe tifozët vazhdojnë të festojnë Kupën Libertadores që klubi i Rio de Janeiro-s fitoi kundër Athletico Paranaense. Lojtarët, në kthimin e tyre në Rio de Zhaneiro, festuan titullin me tifozët e tyre dhe në një nga ato festime, në skenë hyri Real Madrid.

Kjo ishte falë Arturo Vidal, ish-lojtarit të Barcelonës. Mesfushori mori mikrofonin dhe i dërgoi një mesazh klubit madrilen, rivalit të madh të Flamengos për të fituar Kupën e Botës për Klube. “Real Madrid, do të të copëtojmë b****...”, ka bërtitur Arturo Vidal. Pas asaj thirrjeje, lojtarët vazhduan të këndonin dhe të festonin titullin e Libertadores.

Emri i klubit madrilen u shfaq edhe në dhomën e zhveshjes së Flamengos sapo fitoi Libertadores. Ata i kënduan klubit spanjoll: “Real Madrid, mund të presësh, do të vijë koha jote”. Një këngë e nisur nga Marcos Braz, zv.president i Flamengos dhe u ndoq nga të gjithë ata që ishin aty.

E.Ç (Dosja.al)

flamengo vidal

Sondazh

Poll