Sport

Haaland mungon ndaj Sevillas. Trajneri Guardiola: “Nuk ka kuptim të rrezikojmë”…

"Ai nuk është në dispozicion për nesër, është më mirë se disa ditë më parë, por nuk është në 100%. Shpresojmë ta kemi në dispozicion për ndeshjen kundër Fulham,"- deklaroi trajneri katalanas

1 Nëntor 2022, 16:31 Nga DOSJA

Haaland mungon ndaj Sevillas. Trajneri Guardiola: “Nuk ka kuptim të

ANGLI - Erling Haaland do të mungojë në ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Sevillas. Lajmin e ka konfirmuar vetëm teknikun Pep Guardiola në një konferencë për shtyp. Ndeshja nuk është me ndikim në tabelën e renditjes, pasi anglezët tashmë kanë fituar grupin, ndërsa spanjolët janë aritmetikisht në Europa League. 

Norvegjezi pësoi një mavijosje në këmbë gjatë ndeshjes kundër Borussia Dortmundit dhe nuk mori pjesë në ndeshjen e fundit të Premier Leagues kundër Leicesterit. 

"Ai nuk është në dispozicion për nesër, është më mirë se disa ditë më parë, por nuk është në 100%. Nuk duam të rrezikojmë, nuk do të kishte kuptim. Shpresojmë ta kemi në dispozicion për ndeshjen kundër Fulham,"- deklaroi trajneri katalanas. Në këtë fillim sezoni Haaland ishte protagonist absolut me 22 gola të shënuar në 15 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll