Sport

“Ky është viti im i fundit te Tirana”! Bekaj frikëson drejtuesit bardheblu: “Dua një transferim jashtë”

Visar Bekaj, portieri i Tiranës frikëson drejtuesit bardheblu. Në emsionin “Koha Shtesë”, gardiani bëri të ditur se ky është sezoni i fundit dhe se do të largohet nga skuadra.

1 Nëntor 2022, 13:20 Nga DOSJA

“Ky është viti im i fundit te Tirana”! Bekaj frikëson

TIRANË- Visar Bekaj, portieri i Tiranës frikëson drejtuesit bardheblu. Në emsionin “Koha Shtesë”, gardiani bëri të ditur se ky është sezoni i fundit dhe se do të largohet nga skuadra.25-vjeçari shpjegoi se këtë vit i përfundon kontrata dhe se do të shikoj mundësitë që ka dhe të shohë për një skuadër jashtë vendit.

“Është viti im i fundit tek Tirana dhe si lojtar i lirë synoj të transferohem jashtë, pasi kontrata ime  skadon në muajin në qershor“, – sqaroi Bekaj.Tirana momentalisht pozicionohet e dyta me 18 pikë në tabelën e Kategorisë Superiore në Shqipëri, vetëm 1 pikë larg rivalit të saj, Partizanit.

E.Ç (Dosja.al)

bekaj tirana

Sondazh

Poll