Sport

‘Meteori’ anglez Dele Alli! Nuk i ka mbetur asgjë nga shkëlqimi i dikurshëm në Premier League, dështim total… edhe te Besiktas

U konsiderua si një nga futbollistët më të talentuar në planet kur ishte adoleshent, por sjellja e tij ka bërë që ai të jetë një zhgënjim edhe për ekipin turk.

1 Nëntor 2022, 12:27 Nga DOSJA

‘Meteori’ anglez Dele Alli! Nuk i ka mbetur asgjë nga

TURQI - Dele Alli është i bindur se është një nga dështimet më të mëdha në historinë e futbollit. I quajtur një yll i ardhshëm botëror, kur në moshën 18-vjeçare ai mahniti në Premier League dhe fitoi statusin e lojtarit të padiskutueshëm me Tottenhamin, rënia e tij e ka bërë atë të kritikohet edhe te Besiktas, klubi të cilit iu bashkua verën e kaluar. 

Me një karakter më shumë se kontrovers, që padyshim ndikoi në ecurinë e tij, Everton vendosi ta transferojë atë në skuadrën turke pas një sezoni zhgënjimi total dhe, në moshën 26-vjeçare, duket se gjërat vetëm sa përkeqësohen. Senol Gunes, trajneri i ri i skuadrës, i ka dhënë Dele Allit një mesazh të rëndësishëm në prag të duelit ndaj Galatasaray. 

“Ndeshja nuk mund të ndikojë te lojtarët, tani kam komunikim të mirë me ta”,- ka thënë trajneri, edhe pse këtë ende nuk e ka arritur me Dele Allin. “Nuk po i referohem lojtarit, megjithëse ai është nën pritshmëritë për sa i përket efikasitetit”,- shtoi Gunes, një trajner më shumë që duket se është ngopur me qëndrimin e futbollistit të pabindur britanik.

Pa shkuar më tej, në ndeshjen e parë të Gunes, në stol kundër Umraniyespor, Alli, i cili duhej të ishte një lojtar i padiskutueshëm, u zëvendësua në pjesën e parë kur skuadra e tij po fitonte. Ai ka arritur të shënojë vetëm një gol dhe nuk ka asistuar deri më tani këtë sezon dhe te Besiktas ka një zhgënjim në rritje për të. Ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje që nga ardhja në verë dhe duket e pamundur që, nëse gjërat vazhdojnë kështu, skuadra turke të vendosë të përfitojë nga opsioni i blerjes.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll