Sport

Shqipëri-Katar sposton javën e 12-të të Superiores! Njoftimi i FSHF-së

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Katarit, që do të luhet më 9 nëntor në Marbella(Spanjë) ka sjellë dhe spostimin e javës së 12-të të “Abissnet Superiore”.

1 Nëntor 2022, 13:25 Nga DOSJA

Shqipëri-Katar sposton javën e 12-të të Superiores! Njoftimi

SHQIPËRI- Miqësorja mes Shqipërisë dhe Katarit, që do të luhet më 9 nëntor në Marbella(Spanjë) ka sjellë dhe spostimin e javës së 12-të të “Abissnet Superiore”. Ishte parashikuar të luhej në datat 6 dhe 7 nëntor, por tani do të shtyhen me një javë, për të luajtur më 12 dhe 13 nëntor.

Kjo lëvizje është propozuar nga Departamenti i Garave në FSHF, dhe i miratuar nga Komiteti Ekzekutiv, si një mundësi për klubet për të vënë lojtarët në dispozicion të Kombëtares.

Njoftimi i FSHF-së:

Ndeshja miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj Katarit, e planifikuar për t’u luajtur më datë 9 nëntor në Marbella të Spanjës, ka sjellë një modifikim të kalendarit të Abissnet Superiore.

Java e 12-të e kampionatit, e parashikuar për t’u zhvilluar në datat 6 dhe 7 nëntor, do të spostohet me një javë për t’u luajtur fundjavën e ardhshme me 12 dhe 13 nëntor. Ky spostim i propozuar nga Departamenti i Garave në FSHF, dhe i miratuar nga Komiteti Ekzekutiv me një vendim qarkullues, u mor për t’i dhënë mundësi klubeve që të vendosin lojtarët në dispozicion të ekipit Kombëtar dhe për të mos cënuar barazinë e garës.Java e 13-të e Abissnet Superiore do të spostohet për tu luajtur në muajin janar 2023.

JAVA 12

Egnatia - Laçi

Partizani - Bylis

Teuta – Erzeni

Kastrioti - Kukesi

Vllaznia -Tirana

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia fshf katar

Sondazh

Poll