Sport

“Po përgatisin pasaportën”, futbollisti kërkon të ndërrojë përfaqësuesen 20 ditë para Botërorit!

Të largohesh nga Kombëtarja për të përfaqësuar një shtet tjetër Botërorin e Katarit? E pamundur. Ose ndoshta po.Anëar El Ghazi, futbollisti i PSV po mendon të ndryshojë pasaportën më pak  se tre javë para fillimit të Botërorit.

1 Nëntor 2022, 12:27 Nga DOSJA

“Po përgatisin pasaportën”, futbollisti kërkon

HOLANDË-Të largohesh nga Kombëtarja për të përfaqësuar një shtet tjetër Botërorin e Katarit? E pamundur. Ose ndoshta po.Anwar El Ghazi, futbollisti i PSV po mendon të ndryshojë pasaportën më pak  se tre javë para fillimit të Botërorit.

El Ghazi ka lindur në Barendrecht, Hollandë, më 3 maj 1995, por ai gjithashtu ka nënshtetësi marokene për shkak të origjinës së tij familjare. Futbollisti do të shqyrtonte mundësinë e braktisjes së kombëtares holandeze për të veshur fanellën e Marokut, duke marrë pjesë edhe në Kupën e Botës.

Realisht, ish-lojtari i Aston Villa-s ka zhvilluar  dy paraqitje zyrtare me fanellën e Holandës, që daton në vitin 2015, kundër Kazakistanit dhe Republikës Çeke.A do të mjaftojë kjo? Absolutisht jo, sepse FIFA ka rishikuar këtë pjesë të rregullores: nga viti 2020, në fakt, një lojtar mund të zgjedhë një kombëtare tjetër nëse ka luajtur maksimumi tre ndeshje me atë të mëparshmen para se të mbushë 21 vjeç.

El Ghazi, në fakt, zhvilloi dy kur ishte 20 vjeç, prandaj mund të shpresojë ende për të arritur në Kupën e Botës si lojtar i Marokut. përzgjedhjes marokene. Lajm i konfirmuar nga vetë lojtari pas ndeshjes së fituar ndaj NAC Breda.

“Nuk e di saktësisht situatën. Ajo që di është se trajneri i kombëtares marokene po përgatit pasaportën time për të më lënë të luaj për Marokun.Ky është vetëm një fakt. Nuk e kam idenë nëse do t'ia dalim në kohë për Kupën e Botës. Ata po punojnë për këtë, është një mundësi."

E.Ç (Dosja.al)

holande anwar el ghazi

Sondazh

Poll