Sport

“Katar 2022”/ Japonia zyrtarizon listën e futbollistëve të kombëtares për Botërorin...

Trajneri japonez Hajime Moriyasu zbuloi mëngjesin e së martës listën e lojtarëve që do të marrë për në Kupën e Botës.

1 Nëntor 2022, 11:43 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Japonia zyrtarizon listën e futbollistëve

JAPONI - Më pak se tre javë para fillimit të Kupës së Botës në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor), listat e para nisin të zbulohen nga trajnerët. Ai i Japonisë, Hajime Moriyasu, njoftoi mëngjesin e të martës, se do të marrë 26 lojtarë për Botërorin e Katarit. Në aventurën për në Katar, në kombëtaren japoneze do të jenë edhe dy mbrojtësit, Hiroki Sakai dhe Yuto Nagatomo. Për këtë të fundit, 36 vjeç, si për kapitenin Maya Yoshida (34), ky Botëror duhet të jetë i fundit

E eliminuar nga Belgjika në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2018 në Rusi, Japonia duhet ta ketë më të vështirë të dalë nga grupi i saj këtë vit. ‘Samurajtë’ blu do të jenë përballë Gjermanisë, Spanjës dhe Kosta Rikës në grupin E. Trajneri i Japonisë ka deklaruar megjithatë, se objektivi i tij është të arrijë në çerekfinale, gjë që skuadra e tij nuk e ka bërë kurrë në historinë e saj. Ja dhe kombëtarja e e Japonisë:

Portierë: Shuichi Gonda (Shimizu S-Pulse), Daniel Schmidt (Sint Truiden), Eiji Kawashima (Strasburg)
Mbrojtës: Hiroki Sakai (Urawa Red Diamonds), Miki Yamane (Kawasaki Frontale), Ko Itakura (Borussia Mönchengladbach), Takehi Arsenal), Maya Yoshida (Schalke 04), Shogo Taniguchi (Kawasaki Frontale), Hiroki Ito (Stuttgart), Yuto Nagatomo (FC Tokio), Yuta Nakayama (Huddersfield)
Mesfushorë: Junya Ito (Reims), Ritsu Doan (Fribourg), Wataru Endo (Stuttgart), Hidemasa Morita (Sporting), Ao Tanaka (Fortuna Dusseldorf), Daichi Kamada (Frankfurt), Take Kubo (Real Sociedad), Takumi Minamino (Monaco), Kaoru Mitoma (Brighton), Gaku Shibasaki (Leganés), Yuki Soma (Nagoya Grampus)
Sulmues: Daizen Maeda (Celtic Glasgow), Ayase Ueda (Circle Bruges), Takuma Asano (Bochum).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll