Sport

Leo Messi bashkëpunon me PUGB MOBILE, marrëveshja tani është zyrtare. Veç ende nuk janë zbuluar shumë detaje...

“Ne jemi jashtëzakonisht me fat që kemi një superstar sportiv global, që i bashkohet PUBG MOBILE!”- u shpreh i emocionuar Vincent Wang, kreu i kompanisë.

1 Nëntor 2022, 11:21 Nga DOSJA

Leo Messi bashkëpunon me PUGB MOBILE, marrëveshja tani është

FRANCE - PUGB MOBILE dhe Lionel Messi kanë bashkuar forcat. E pabesueshme, por e vërtetë. Kjo është konfirmuar nëpërmjet një deklarate zyrtare. Siç bëhet e ditur, ylli argjentinas do t'i bashkohet lojës në përditësimin 2.3, i cili do të dali në qarkullim në nëntor.

“Video lojërat kanë qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sime”,- tha Messi për këtë bashkëpunim. “Unë i shoh ato jashtëzakonisht të dobishme për t'u çlodhur dhe për t'u argëtuar, kur nuk jam duke u stërvitur dhe për t'u lidhur me shokët e skuadrës, miqtë dhe familjen. PUBG MOBILE është shumë argëtues dhe unë personalisht jam në mesin e miliona fansave të tij në mbarë botën. Jam shumë krenar për atë që kemi punuar dhe dua të ftoj të gjithë lojtarët të bashkohen me mua në PUBG MOBILE." Të paktën kështu thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp.

Në çfarë do të përbëhet bashkëpunimi mes Messit dhe PUGB-së? Nga ajo që kemi mësuar, bashkëpunimi do të bazohet në një koleksion të kozmetikës dhe veshjeve sportive. Në mënyrë të ngjashme, do të përfshihen disa artikuj që do të jenë të disponueshëm vetëm për një kohë të kufizuar. Siç kanë treguar ata, edhe pse nuk kanë specifikuar asgjë për përmbajtjen e saktë të tij, ata do t'i lejojnë lojtarët të demonstrojnë "aftësitë e tyre sportive në fushën e betejës".

Për momentin vetëm kaq është folur për të, ndonëse të dhëna të reja do të jepen në ditët në vijim. Për këtë temë, meqë ra fjala, ka folur edhe Vincent Wang, kreu i botimeve PUGB MOBILE në Tencent. “Ne jemi jashtëzakonisht me fat që kemi një superstar sportiv global, që i bashkohet PUBG MOBILE!”- u shpreh ai i emocionuar. 

Diçka logjike dhe normale po të kemi parasysh që Messi nuk është një lojtar veçanërisht i prirur për të pranuar këtë lloj bashkëpunimi. "Ne jemi të vetëdijshëm se shumë nga lojtarët e PUBG MOBILE janë entuziastë të mëdhenj të futbollit, kështu që ne mezi presim ta prezantojmë 'Pleshtin' në këtë lojë, si dhe ta përhapim këtë entuziazëm te fansat e rinj,"- vazhdoi ai.

Dhe kjo është gjithçka që është thënë për të. Informacioni është sigurisht mjaft i mangët, por lajmi se Messi dhe PUGB MOBILE kanë bashkuar forcat është shumë tërheqës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll