Politike

PS rrëzoi propozimet e demokratëve për shtimin e bashkive, PD: Qëndrim denigrues. Falsitet dhe kulisa paraelektorale të Ramës

Sipas PD Reforma aktuale ka sjellë centralizim të pushtetit si dhe ka dështuar në rritjen e efiçensës dhe zhvillimin ekonomik. Kjo sipas Asllanit ka sjellë shpopullimin e zonave rurale dhe falimentim të bashkive.

1 Nëntor 2022, 14:58 Nga e.k
PS rrëzoi propozimet e demokratëve për shtimin e bashkive, PD:
Ylli Asllani

TIRANË- Partia Demokratike e ka quajtur një qëndrim denigrues ndaj qytetarëve rrëzimin e propozimeve të bëra prej tyre për shtimin e bashkive dhe ndryshimet në Reformën Territoriale. Në një deklaratë për mediat Sekretari i Pushtetit Vendor Ylli Asllani u shpreh se ndryshimet e bëra prej tyre ishin në i nteres të qytetarëve por që sipas tij Edi Rama nuk e do këtë.

Sipas PD Reforma aktuale ka sjellë centralizim të pushtetit si dhe ka dështuar në rritjen e efiçensës dhe zhvillimin ekonomik. Kjo sipas Asllanit ka sjellë shpopullimin e zonave rurale dhe falimentim të bashkive.

"Ne nuk kemi patur, dhe nuk kemi besim, se Edi Rama do të ofrojë vullnet politik për të mirën e qytetarëve dhe reformave që përmirësojnë jetën e tyre. Në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, PD ofroi një alternativë në interes të shërbimit publik, zhvillimit rajonal dhe të vendit. Ne theksojmë një fakt kur themi se reforma e PS ka rënë pikërisht në katër shtyllat kryesore mbi të cilat u ngrit", tha Asllani.

DEKLARATA E YLLI ASLLANIT:

Qëndrimi denigrues i PS-së ndaj përpjekjeve të PD për përmirësimin e hartës territoriale, nëpërmjet Taulant Ballës, ishte shprehje e përbuzjes së Rilindjes ndaj interesave jetike të qytetarëve. Partia Demokratike është e vetëdijshme për falsitetin dhe kulisat paraelektorale të Edi Ramës, e vetëdijshme se ajo do ta rrëzonte propozimin tonë. Kjo dijeni nuk na pengoi dhe nuk do të na pengojë për të paraqitur alternativën tonë.

Angazhimi i PD në përgatitjen e një projektligji për përmirësimin e Reformës administrative territorial, u krye jo si qëllim politik në vetvete, por në respekt të pritshmërive të qytetarëve për të ndryshuar katastrofën që shkaktoi ndarja territoriale e vitit 2014. PD ka qenë dhe ngelet e vetëdijshme për pasojat e hidhura të bojkotit të ish-kryetarit në hartimin e hartës administrative të vitit 2014, dhe në përdorimin politik që Edi Rama i bëri këtij bojkoti në dëm të shqiptarëve.

Ne nuk kemi patur, dhe nuk kemi besim, se Edi Rama do të ofrojë vullnet politik për të mirën e qytetarëve dhe reformave që përmirësojnë jetën e tyre. Në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, PD ofroi një alternativë në interes të shërbimit publik, zhvillimit rajonal dhe të vendit. Ne theksojmë një fakt kur themi se reforma e PS ka rënë pikërisht në katër shtyllat kryesore mbi të cilat u ngrit:

1. Dështoi në rritjen e eficiencës ekonomike të njësive të reja.
2. Solli centralizim të pushtetit te kryebashkiakeve duke shkatëruar decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore.
3. Goditi përfaqësimin e qytetarëve në bashkëqeverisje, demokracinë vendore dhe llogaridhënien.
4. Dështoi në nxitjen e zhvillimit ekonomiko- social dhe zbutjen e varfërisë.

Pasojat:
• Shpopullim masiv i territorit të vendit
• Kolaps dhe falimentim i bashkive.
• Shembja e demokracisë vendore, llogaridhënies dhe rilindja e korrupsionit masiv
• Shërbime publike të pambuluara financiarisht e larg qytetarit dhe kërkesave të komunitetit.
• Falimentime të Shërbimit të ujësjellësve dhe kanalizimeve.
• Korrupsion masiv në menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ato urbane
• Dorëzimin para rreziqeve të zjarreve dhe përmbytjeve.
• Falimentimi i fermerëve dhe aktiviteteve agroindustrial.
Sa kohë kjo ndarje administrative vazhdon, pasojat i vuajnë qytetarët.

Ne u bëjmë thirje të na bashkohen më 12 nëntor përballë arrogancës së pushtetit, dhe rrezikut që Rama dhe klika e tij përbëjnë për Shqipërinë.

partia demokratike ylli asllani reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll