Politike

Matura shtetërore, Kushi: Këtë vit studentët që duan mjekësinë do kryejnë provim shtesë

Në programin e maturës do të kenë një provim shtesë për ata që duan studimet në mjekësi të përgjithshme.

1 Nëntor 2022, 12:40 Nga A.B
Matura shtetërore, Kushi: Këtë vit studentët që duan
Evis Kushi

TIRANË- Në komisionin e Edukimit, Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se do ketë rregulla të reja për ata studentë, që duan të studiojnë për mjekësi. Sipas saj, në programin e maturës do të kenë një provim shtesë për ata që duan studimet në mjekësi të përgjithshme.

'25 deri ne 30 milionë lekë për maturën shtetërore. Këtë vit për provimet e maturës, në programin mjekësi e përgjithshme, maturantët përvec provimeve do kenë një provim të automatizuar shtesë, i cili rrit meritokracinë dhe transparencën, do jetë provim si për portalin, testi gjenerohet në moment, korrigjohet menjëherë. Ku dhe koha dhe shpenzimet do të jenë të ulëta. Do pilotohet tek programi mjekësi e përgjithshme, do e shtrijmë dhe tek provimet e tjera të maturës.'- tha Kushi.

evis kushi

Sondazh

Poll