Politike

'Merr ujin para...'/ Sherr me deputetin Metaj, Duma ndërpret seancën: Nuk i drejtohesh dot ashtu

Ilir Metaj debatoi me njërën prej deputeteve demokrate të pranishme në Komision. Ai i kërkoi njërës prej tyre që të qetësohej e më pas i tha që të pine ujin. Kjo deklaratë revoltoi Dumën.

1 Nëntor 2022, 12:03 Nga A.B
'Merr ujin para...'/ Sherr me deputetin Metaj, Duma ndërpret
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ndërpreu Komisionin e Çështjeve Sociale në Kuvend, teksa ishte duke u prezantuar Projektbuxheti i vitit 2023. Teksa ministrja Bora Muzhaqi raportonte, u kalua te pyetjet e deputetëve, por kësaj radhe ishte Ilir Metaj që debatoi me njërën prej deputeteve demokrate të pranishme në Komision. Ai i kërkoi njërës prej tyre që të qetësohej e më pas i tha që të pine ujin. Kjo deklaratë revoltoi Dumën, e cila ndërpreu komisionin dhe bëri të ditur se do të rimblidhen për të dhënë masën disiplinore.

Metaj: Kur flas unë ju lutëm mos më ndërprisni. Kaq të drejtë e kemi këtu. Ju lutëm qetësohuni pasi keni edhe ujë aty para.

Duma: Ndërpresim seancën dhe rimblidhemi për masë disiplinore. Nuk mund t’i drejtohesh deputetes ti ashtu.

grida duma ilir metaj

Sondazh

Poll