'Kije mendjen'/ Ministrja Kushi s'gjen dot shifrën, 'acarohet' me këshilltaren: E gjej vetë tani
Kushi e gjeti vetë shifrën duke mos pranuar ndihmën e këshilltares e cila e ngatërroi në fillim.
1 Nëntor 2022, 13:36Nga A.B
Evis Kushi
TIRANË- Ditën e sotme, ministrja Evis Kushi raportoi në komisionin e çështjeve sociale për projektbuxhetin e vitit 2023. Ajo kërkoi ndihmë për gjetjen e disa shifrave mirëpo duket se këshilltarja e saj nuk ishte shumë e saktë. Kjo bëri që Kushi të acarohej por buzëqeshjen nuk e hoqi në asnjë moment në këtë situatë të sikletshme.
DEBATI:
Kushi: Ata kanë aplikuar dhe fituar një fond, nuk e di nëse është ky apo një program tjetër por kjo është mënyra sesi ne i nxisim universitetet që të kenë programet më të mira duke i mbështetur me këtë buxhet. Këtë vit kishim rreth
Këshilltarja: 55 milionë
Kushi: Jo
Këshilltarja: 616 milionë
Kushi: Jo jo, viti këtë vit. Kije mendjen. Po, rreth 400 milionë lekë për universitetet. Ja ta gjej.
Këshilltarja: Po pra, Gjirokastra ka pasur
Kushi: Të lutem e gjej vetë tani. Pra 216 janë për infrastrukturë.