Politike

'Skizofrene. Bën si Shën Eleonora'/ Ervin Salianji fiton ‘betejën’ me Evi Kokalarin, Apeli i GJKKO e shpall të pafajshëm

Padia u bë nga Kokalari me pretendimin se demokrati se kishte shpifur ndaj saj, madje dhe se e kishte fyer duke përdorur terma joetikë.

1 Nëntor 2022, 12:00 Nga k.m.
'Skizofrene. Bën si Shën Eleonora'/ Ervin Salianji fiton
Ervin Salianji

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Sot, në Apelin e GJKKO-së u rrëzua vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë që e kishte dënuar Salianjin për fyerje ndaj aktivistes Evi Kokalari. Bashkë me statusin i pafajshëm, Salianji nuk do të duhet që të paguajë edhe gjobën prej 50 mijë lekësh që ishte dënuar.

Padia u bë nga Kokalari me pretendimin se demokrati se kishte shpifur ndaj saj, madje dhe se e kishte fyer duke përdorur terma joetikë.

"Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD,"-shprehej Salianji për Kokalarin.

Sipas Partisë Demokratike, në 9 vite opozitë, Salianji është proceduar dhe paditur më shumë se 600 herë, paditē për shpifje nga drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe deputetë të Partise Socialiste, po ashtu procedime nga Policia dhe Prokuroria për organizim protestash apo dhe kundërshtim të forcave të Policisë. 

evi kokalari ervin salianji

Sondazh

Poll