Politike

Skema e pensioneve, Dashamir Shehi thirrje ministres: Ta ndryshojmë, në '93 bëmë reformën. Ekspertët e BB thanë do vdesin

Dashamir Shehi tha se duhet ndryshuar skema duke u varur tani tek shkalla e kontributit.

1 Nëntor 2022, 13:05 Nga k.m.
Skema e pensioneve, Dashamir Shehi thirrje ministres: Ta ndryshojmë,
Dashamir Shehi

TIRANË- Deputeti Dashamir Shehi ka kërkuar më shumë vëmendje dhe ndryshim të skemës së pensioneve për buxhetin e vitit 2023. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Shehi tha se duhet ndryshuar skema duke u varur tani tek shkalla e kontributit. Madje në fjalën e tij, tregoi edhe sesi e kishin menduar reformën e pensioneve kur e kishin hartuar me ekspertët e Bankës Botërore në vitin 1993.

"Mos të harrojmë se çmimi i shtëpiave dhe ushqimet kanë shkuar sa në Europë. Të vijë në mënyrë llogjike, ti dalim ne para kësaj pune. Do kemi rritje konsumi, rritje GDP dhe TVSH. Këto njerëz hynë të gjithë tek fasha e taksueshme. Nuk vazhdon dot një i ri në Shqipëri që t'i japësh 350-400 euro. S'ka më, është thyer raporti ka dalë jashtë jsahtë logjikës. Si bëhet sistemi arsimor më i mirë, për 2 vjet? Pas 10-15 vjetëve nuk ka më njeri këtu. Kjo shërben, do të dalë 100 mln. Të kemi kurajo që të rrisim pensionet. Në '93 bëmë reformën e pensioneve se ata që ishin para i dorëzuam. Kur e bënim edhe me Bankën Botërore llogarinë, ata thanë do të vdesin. Edhe ne ashtu menduam. Por kanë kaluar 30 vite dhe janë akoma gjallë. Si do i bëhet kësaj pune? Hajde fillojmë që tani se na ka ardhur dita ne. Kjo skemë nuk bëhet më. Gjithë elementët demografikë kanë rënë, tani ka mbetur shkalla e kontributit,"-tha Dashamir Shehi.

dashamir shehi buxheti 2023

Sondazh

Poll