Politike

Rama apel fermerëve: Ka ardhur koha të krijoni sa më shumë kooperativa

Për Ramën, ky është një investim ekstra për të cilin fermerët duhet të bien të gjithë dakord.

1 Nëntor 2022, 11:49 Nga A.B
Rama apel fermerëve: Ka ardhur koha të krijoni sa më shumë
Edi Rama

KORÇË- Kryeministri Edi Rama iu drejtua ditën e sotme fermerëve me një apel që të krijojnë sa më shumë kooperativa. Gjatë takimit me fermerët, Rama tha se fermerët duhet që të bashkohen dhe të krijojnë një sistem që sjell ujë e më pas kryhet sistemi me pika. Për Ramën, ky është një investim ekstra për të cilin fermerët duhet të bien të gjithë dakord.

'Duhet përsëri ju të bashkoni dhe të thoni që ne duam këtë ndryshim të sistemit, të na vijë uji nga një burim dhe ta shpërndajmë me sistemin me pika. Por nga ana tjetër kur vjen puna te sistemi me pika ky është një investim ekstra dhe për këtë investim dhe ju duhet të bini dakord se duhet të paguani.

S’mund të vijë uji pa paguar, ai ujë që vjen në çdo pemë duhet paguar. Duhet që ata që janë gati të thonë ju silleni deri te burimi qendror pastaj pjesën tjetër e kemi ne. Duhet pak më shumë iniciativë nga bashkitë dhe pak më shumë iniciativë nga ju. Duhet të jemi shumë më bashkë. Është shumë e rëndësishme, nuk mundet të ndërtojmë kuturu, por të kuptojmë çfarë investimesh na duhen. Na duhet një friogorifer tjetër, na duhet një shtëpi tjetër dhe këto janë vendime që merren bashkë, se më mirë se ju nuk e di as ministria çfarë ju nevojitet. Prandaj është koha të krijohen sa më shumë bashkime, sa më shumë kooperativa, nuk doni ta quani kooperativë quajeni si të doni. Nuk doni ta quani kooperativë quajeni federata e ullirit si në Elbasan.'- u shpreh Rama.

edi rama rama ne korce

Sondazh

Poll