Politike

Projekt-buxheti 2023/ Kushi: Vitin tjetër do jepen tekstet falas një përdorimshme nga klasa e 1 deri në 3-të

Librat falas për nxënësit e klasës së parë deri në të tretë.

1 Nëntor 2022, 13:01 Nga A.B
Projekt-buxheti 2023/ Kushi: Vitin tjetër do jepen tekstet falas një
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme në Komisionin për çështje sociale teksa po prezantonte projekt-buxhetin 2023 se librat një përdorimshme do të jepen falas për fëmijët. Ajo u shpreh se kjo do të jetë e vlefshme për klasat e para deri në ato të treta. Këto tekste do të jepen falas, pasi janë parashikuar në buxhet.

'Klasa e parë e dytë dhe e 3 tekstet shkollore do të jenë një përdorimshme. Për klasën 1,2  dhe 3 kemi gjykuar se është e vështirë dhe joeficente që librat të përdoren përsëri. Në buxhet kemi parashikuar që tekstet do të jenë totalisht fala vetëm me një përdorim.’- tha ministrja.

Po ashtu, ministrja u shpreh se këtë vit është marrë vendimi edhe për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi, para se ata të marrin licencën për të ushtruar më pas profesionin. 

“Këtë vit kemi marrë vendim për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi para se të shkojnë në marrjen e licencës, nga një vit në 3 muaj”, u shpreh Kushi.

evis kushi

Sondazh

Poll