1 Nëntor 2022, 11:43
Nga a.l
Eno Bozdo
TIRANË- Partia Demokratike deklaroi sot se raporti i EUROSTAT ka nxjerrë zbuluar mashtrimin e kryeministrit Edi Rama me energjinë. Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo tha sot se Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, me përjashtim të Malit të Zi. Ndër të tjera, Bozdo thekson se vendet e tjera të rajonit, pavarësisht se janë shumë më të ekspozuara se Shqipëria në tregun e energjisë, dhe pa burime të brendshme prodhuese, kanë çmime më të ulëta të energjisë.
Sa i takon fashës 800 kwh në muaj, Bozdo thekson se me këtë shtesë, Shqipëria do të mbetet vendi me energji më të shtrenjtë në rajon. Në fund të deklaratë, Anëtari i Kryesisë së PD i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës më 12 nëntor.
Deklarata e plotë e anëtarit të Kryesisë së PD, Eno Bozdo
Raporti i sapo publikuar i EUROSTAT, mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë, nxjerr lakuriq gënjeshtrën e Edi Ramës: Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, me përjashtim të Malit të Zi. Çka vlen të theksohet fort është fakti se vendet e tjera të rajonit, pavarësisht se janë shumë më të ekspozuara se Shqipëria në tregun e energjisë, dhe pa burime të brendshme prodhuese, kanë çmime më të ulëta të energjisë. E dini pse? Sepse kanë aplikuar paketa ndihmëse për popullatën. Përjashtim këtu, sigurisht, bën Shqipëria e Hirziut, e cila nuk ndërmerr asnjë masë dhe nuk kujdeset për asnjë paketë të tillë. Por nuk mbaron këtu. Statistikat e EUROSTAT nuk marrin parasysh rritjen me më shumë se 4‒fish të çmimit të energjisë elektrike për familjarët që tejkalojnë fashën 800 kwh në muaj.
Me këtë shtesë, Shqipëria do të mbetet vendi me energji më të shtrenjtë në rajon. Kjo është absurde duke ditur dy fakte: se ne nuk kemi asnjë varësi nga gazi rus; se ne mund të plotësojmë 100% të nevojave tona nga energjia e rinovueshme, që e prodhojmë me burimet tona ujore, që Zoti na i ka dhuruar me bujari!
Ndërsa Rama bërtet poshtë e lart, si i marri i fshatit, për “çmime të çmendura të energjisë, që nuk gjendet”, apo se “jemi në luftë dhe lufta do sakrifica”, fakti është se fatkeqësia nuk është lufta dhe as mungesa e energjisë, por ai vetë dhe qeveria e tij. Shumë vende, të cilat janë në pozitë shumë më të vështirë se Shqipëria, kanë qeveri të cilat mbrojnë me sukses konsumatorët nga çmimet e larta, sepse prioritet për to është mbrojtja e popullatës dhe ekonomisë kombëtare, dhe jo lënia e tyre në rënie të lirë. Çmimin e energjisë e kemi të lartë, dhe do ta kemi katërfish më të lartë, duke filluar që sot, jo sepse s`kemi mundësi, por sepse qeverisë nuk ia ndjen për konsumatorin, qytetarin, taksapaguesin. Do të vazhdojme refenin “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë dhe do të jetë”, sa kohë ndërmarrjet publike te sektorit, KESH, OSHEE dhe OST, janë kthyer në fole të mega kurrupsionit, në çerdhe të militantëve politikë, në konvaleshenca të patronazhistëve dhe hajdutëve të votave, që marrin rrogën, jo për të bërë punën, por për të vjedhur për xhepin e vet dhe të partisë, dhe me këta xhepa për të vrarë zgjedhjet e radhës. Gëzuar 1 nëntorin, ditën kur qeveria ta rrit çmimin e energjisë elektrike me katërfish. Mos harro 12 nëntorin, kur protesta e madhe kombëtare na thërret për t’i thënë NDAL marrëzisë dhe rrezikut që i sjell Shqipërisë, personazhi që nuk ndreqet dhe që për pushtetin, çdo ditë, rrënon shtetin.
eno bozdo pd eurostat
Politike
1 Nëntor 2022, 11:39
a.l
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian, Jorida Tabaku, sot gjatë mbajtjes së këtij komisioni i rikujoti ministres s&eum...
Politike
1 Nëntor 2022, 10:53
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Në komisionin e Integrimit, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u shpreh se një pjesë e opozit&e...
Politike
1 Nëntor 2022, 11:13
A.B
Edi Rama
KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme nga fshati Dvoran se Qeveria ka dhënë fondin më të ma...
Politike
1 Nëntor 2022, 10:57
f.g
Edi Rama dhe Sander Kovaçi
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryetarin e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi s...
Politike
1 Nëntor 2022, 10:46
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për buxhetin e vendit duket se nuk i ka pritur mirë depu...
Politike
1 Nëntor 2022, 10:42
A.B
Grida Duma
TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë po diskuto...
Politike
1 Nëntor 2022, 10:30
A.B
Grida Duma
TIRANË- Në komisionin për Punën dhe Çështjet Sociale u zhvillua vijimi i shqyrtimit në parim të projek...
Politike
1 Nëntor 2022, 10:09
A.B
Komisioni
TIRANË- Ditën e sotme, kryetarja e Komisionit të Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shënde...
Politike
1 Nëntor 2022, 09:55
f.g
Enkelejd Alibeaj
TIRANE- Pjesë e propozimeve të grupit Alibeaj për paketën e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor janë edhe dy pika ...
Politike
1 Nëntor 2022, 09:41
f.g
Edi Rama dhe Andi Bushati
TIRANE- Gazetari Andi Bushati ka komentuar mbrojtjen që kryeministri Edi Rama bën përballë publikimit të...