Aktualitet

'Na jep lekët, ndryshe...'/ Sherri për shtëpinë e barit, s'ja mori dot të birit në Angli, ish-konkurrenti i 'Kafazit te Artë' i vendosi gjobë 150 mijë euro të atit

Gjobëvënia e Brajës është bërë së bashku me mikun e vet nga Shkodra, Vasel Koçeku, i cili aktualisht është arrestuar nga policia si person i dyshuar për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë”. Koçeku është një emër i njohur për policinë kriminale, pasi rezulton me precendetë penale dhe në qershor të 2020 ai i ka shpëtuar një atentati në Shkodër. 

1 Nëntor 2022, 12:33 Nga k.m.
'Na jep lekët, ndryshe...'/ Sherri për shtëpinë e
Omer Braja

TIRANË- 150 mijë paund, kaq kushtonte jeta e një të riu që shantazhojej nga Omer Braja dhe Vasel Koçeku. Braja, një nga personazhet e spektalit televiziv “Kafazi i Artë”, është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se bashkë me mikun e tij kanë kanusur një tjetër të ri me iniciale T.M., derisa ky i fundit shkoi edhe i denoncoi në Policinë e Shtetit. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNeës", Vasel Koçeku se është një emër i njohur për policinë kriminale, pasi rezulton me precendetë penale. Në qershor të vitit 2020, ai i ka shpëtuar një atentati në Shkodër.

Ndaj Brajës dhe mikut të tij Koçeku, disa ditë më parë kishte depozituar denoncim në polici një qytetar me banim në zonën e Yzberishtit. Personi ka pretenduar se dy persona që i janë prezantuar si Omer Braja dhe Vasel Koçeku, e kanë kërcënuar me jetë nëse ai nuk i jepte sasinë prej 150 mijë paund. Kërcënimi, megjithatë nuk ka nisur nga hiçi.

Qytetari i ka treguar Policisë se konflikti është transferuar nga Anglia në Tiranë. Kjo pasi sipas tij, Omer Braja dhe Koçeku, kanë pasur mosmarëveshje me djalin e tij që banon në Angli, për shkak të një sasie droge të kultivuar në shtëpitë e barit. Duke qenë se e ka parë të pamundur që t'ja marrë vetë personit që kishte lidhje me historinë paratë e "golit", Braja dhe Koçeku kanë gjetur një tjetër mundësi. Kanë ardhur në Tiranë, kanë lokalizuar të atin dhe kanë nisur që ta kërcënojnë. Ndaj si mënyrën më të mirë për të shpëtuar veten, mendoi se kishte denoncimin në Polici. Sot, uniformat blu lokalizuan dhe arrestuan Vasel Koçekun, në kërkim është Braja.

NJOFTIMI I PLOTË

Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Undone". Kanosën për jetën, një shtetas, që t’u jepte 150 000 paund, vihet në pranga 29-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi T. M., se dy persona e shantazhonin dhe e kërcënonin për jetën, që t’u jepte një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Undone".

Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - V. K., 29 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. B., 39 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" kryer në bashkëpunim. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë shantazhuar dhe kanosur për jetën, shtetasin T. M., për t’u dhënë atyre 150 000 paund. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes omer braja vasel koçeku

Sondazh

Poll