Aktualitet

Paga e ulët bëri që të lëri punën si murator dhe shesi kokainë, 22 vjeçari shqiptar përfundon në burg

Aventura e tij e re nuk zgjati shumë pasi ai u arrestua ku nga dëshmia e tij dolën disa detaje të rëndësishme. Në punën e re i kishin siguruar edhe një celular "pune" me të gjithë numrat e blerësve.

1 Nëntor 2022, 10:53 Nga d.a.
Paga e ulët bëri që të lëri punën si murator dhe
Policia italiane

ITALI- Ai kishte ardhur rregullisht në Itali dy muaj më parë dhe në Itali, në Rimini, kishte gjetur menjëherë një punë si murator. Është historia e një djaloshi 22-vjeçar shqiptar, i cili pasi pa pagën e ulët për punën që bënte, vendosi të ndryshojë "zanat" dhe, siç tha ai, u vu në shërbim të një grupi afrikanoverior që merreshin me trafikun e drogës.

Sipas mediave vendase, aventura e tij e re nuk zgjati shumë pasi ai u arrestua ku nga dëshmia e tij dolën disa detaje të rëndësishme. Në punën e re i kishin siguruar edhe një celular "pune" me të gjithë numrat e blerësve.

22-vjeçari u arrestua pasi kishte dhënë dy doza kokainë dhe kishte në xhep 800 euro cash. Në shtëpi kishte edhe 230 gramë pluhur të bardhë një libër kontabiliteti me emra, pagesa dhe data. Shqiptari është dënuar me 2 vite e 8 muaj pa dënim me kusht.

 

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll