Politike

Gara për Kamzën, Shemsi Prençi: Do marrë pjesë në primaret e PD-së

Po ashtu ai ka shtuar se këtë iniciativë e ka mbështetur në bazë të eksperiencës së tij i drejtues i disa fushatave elektroale të PD-së. 

31 Tetor 2022, 22:34 Nga I.A
Gara për Kamzën, Shemsi Prençi: Do marrë pjesë
Shemsi Prençi

KAMËZ- Ish-këshilltari i Ilir Metës, Shemsi Prençi ka njoftuar se do të hyjë në primaret e Partisë Demokratike për kryetar bashkie të Kamzës. Me anë të një postimi në Facebook, Prençi shkruan se këtë vendim e ka marrë si bazë e kontributit që ka dhënë si anëtar i thjeshtë si dhe anëtar i Këshillit Kombëtar i PD-së. Po ashtu ai ka shtuar se këtë iniciativë e ka mbështetur në bazë të eksperiencës së tij i drejtues i disa fushatave elektroale të PD-së.  

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar miq e dashamirës, dëshiroj të ndaj me ju iniciativën time për të marrë pjesë në procesin e primareve brenda Partisë Demokratike si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023 për Bashkinë Kamëz. Garantoj antarësinë e PD dega Kamëz, Kryesinë e Partisë Demokratike Kamëz dhe PDSH-në se këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit.

Gjithashtu, këtë iniciativë e mbështes në eksperiencën time si drejtues i disa fushatave elektorale në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2000, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, zgjedhjet e pjeshme të vitit 2002 në Bulqizë, zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2003, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005. I siguroj antarësisë së PD, miqve dhe dashamirësve, vizion, eksperiencë në menaxhim, profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim për ti shërbyer komunitetit të Bashkisë Kamzë.
Eksperienca ime e punës në të gjithë Shqipërinë, në detyra shumë të vështira më ka kultivuar aftësitë e komunikimit me të gjitha shtresat e komuniteteve në të gjitha zonat e Shqipërisë e sidomos me shtresat në nevojë. Kjo do të më shërbejë si motivim për ti shërbyer komunitetit të bashkisë Kamëz, i cili është komunitet hetoregjen dhe një pjesë e madhe e tij ndodhet në varfëri, që të ndikoj në përmirësimin e jetës së këtij komuniteti. I përkushtuar për ti shërbyer Kamzës njësoj si familjes time. Sinqerisht, Shemsi Prençi

shemsi prenci primaret ne pd

Sondazh

Poll