Politike

Pampuri: Krijimi i bashkive rurale do u ofrojë njerëzve më shumë vendimarrje

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Pampuri ka theksuar se bashkitë e reja do të ofrojnë kushte dhe rritje ekonomike në vend. 

31 Tetor 2022, 17:19 Nga I.A
Pampuri: Krijimi i bashkive rurale do u ofrojë njerëzve më
Oriola Pampuri

TIRANË- Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka deklaruar se krijimi i bashkive të reja ruruale do tu ofrojë njerëzve më shumë vendimarrje. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Pampuri ka theksuar se bashkitë e reja do të ofrojnë kushte dhe rritje ekonomike në vend. 

"Krijmi i bashkive të tjera rurale do të ofrojë kushte të reja si dhe rritje ekonomike. Nga takimet që kemi patur na kanë thënë që kjo rruga këtu është bërë në kohen e nënkryetarit. Shumica e bashkive vazhdojnë të vuajnë nga sistemet e qeverisjes jo efikase. Nevoja për të mbuluar në mënyrë efektive mbetet koherente. 3 janë shkallët kryesore që Çupi thekoi. Bashkitë e reja do të kenë administrim të ri, decentralizimi politik është i nevojshëm. Do të ketë më shumë vendimarrje për qytetarët", tha Pampuri.

oriola pampuri seance plenare 31 tetor 2022

Sondazh

Poll