Politike

"Raport i cekët"/ Çupi-Çuçit: Mos më fyeni, ju dështuat me Reformën Territoriale

E pranishme në Kuvend, Çupi u shpreh se maxhoranca duhet të dakordësohet me shifrat pasi bien në kontradiktë me njëri-tjetrin.

31 Tetor 2022, 16:44 Nga F.M
"Raport i cekët"/ Çupi-Çuçit: Mos më
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka kërkuar që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të tërheqë pas fjalën 'i cekët' që tha referuar raportit të prezantuar nga Opozita në lidhje me Reformën Territoriale. E pranishme në Kuvend, Çupi u shpreh se maxhoranca duhet të dakordësohet me shifrat pasi bien në kontradiktë me njëri-tjetrin. 

"Si fillim nuk pranoj fyerje për cekëtinë e raportit.Do të ishte në nderin tuaj që ta tërhiqnit këtë gjë. Dhe fillimisht ju këshilloj që të bini dakort me shifrat, pasi ministria e Financave thotë tjetër gjë, ju dilni me të tjera shifra.  Raporti im ishte i detajuar me fakte dhe prova, më vjen keq për ju që e shitët si diçka pozitive faktin që keni qenë pjesë e hartimit të reformës territoriale, në fakt jeni i dështuar,"- tha Çupi ndër të tjera.  

dhurata cupi seance plenare 31 tetor 2022

Sondazh

Poll