31 Tetor 2022, 17:10
Nga F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se jamëet për propozimin e emrit të tij si kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, janë bërë me qëllim për t’i hequr rëndësinë marrëveshjes së firmosur mes tij e kryedemokratit Sali Berisha. I ftuar në Zona Zero, Meta tha se vendit duhet t’i rikthehet pluralizmi politik në pushtetin vendor. Ai u shpreh se këshillat bashkiakë duhet të kthehen në parlamente të vogla për llogaridhënie ndaj qytetarëve. I pyetur nëse pjesë e marrëveshjes me PD-në janë edhe zonat e ndara mes tyre, Meta u shpreh se nuk është bërë ende një gjë e tillë dhe se mes tyre nuk ka dualizëm.
“Këto janë tentativa për t’i ulur rëndësinë marrëveshjes historike. Nuk ishte thjesht beteja për pushtetin e radhës. E kemi thënë me dhjetëra herë konstatimin që edhe opozita ishte fajtore për pluralizmin në vend, por pas 25 prillit u lexua nga çdokush se lidershipi i opozitës ishte i kapur. Kjo tani është diçka që i takon të kaluarës dhe tani jemi në një moment tjetër ku rezultati i ndeshjes nuk trukohet më. Unë mendoj se është momenti kur bëhet një marrëveshje historike me Berishën, jo thjesht që e bëj unë me atë, por që marrëveshja bëhet për të shpëtuar vendin dhe pluralizmin. Kjo u bë për t’i dhënë të drejtën popullit për të ushtruar referendumin. Për një rivendosje të plotë të pluralizmit politik në pushtetin vendor, por edhe për t’i shndërruar këshillat vendorë në parlamente të vogla, ku qytetarët do të kërkojnë llogari dhe do të përfshihen në vendimmarrje. Unë mendoj se përpjekjet për të devijuar vëmendjen nga marrëveshja historike. Primaret janë një nga risitë më të mira, por ky proces duhet të përfundojë sa më parë. Kjo pasi pushteti vendor kontrollohet plotësisht nga PS dhe kush bën opozitë në qytete pastaj. Nuk kemi hyrë në detaje për ndarje bashkishm pasi për Partinë e Lirisë është primar interesi i vendit, vendosja e pluralizmit politik në nivelin vendor dhe për të ecur drejt zgjedhjeve të parakohshme. Vendi është në një rënie të lirë drejt humnerës. Për sa i përket ambicieve të PL-së, në ketmi qenë të hapur për diskutime. Marrëveshja është e qartë. Atje ku është PD në nuk ndërhyjmë, atje ku ka hapsirë për PL-në. Dhe nuk shoh dualizëm mes nesh. Emri i kandidatit për kryetar bashkie dhe cilësitë e tij, janë shumë të rëndësishme. Nuk kemi hyrë në detaje të tilla për zona të lira më Partinë Demokratike. Për Partinë e Lirisë prioritet është të mbizotorojë interesi i vendit. Duhet të veprojmë sa më shpejt me aleatët e tjerë. Nuk kemi pasur takime të veçanta me aleatët e tjerë, mund të ketë pasur takime të rastësishme,”- tha Meta ndër të tjera.
ilir meta pakti pd-pl
Politike
31 Tetor 2022, 17:00
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh se edhe në vitin 2014, maxhoranca ka dashu...
Politike
31 Tetor 2022, 16:48
F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e konsideroi 'autogol' delaratën e Ministrit të Brendshëm...
Politike
31 Tetor 2022, 16:36
e.k
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në një takim me të rinjtë në qytetin e Ersekës u ndal sërish tek ...
Politike
31 Tetor 2022, 16:44
F.M
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka kërkuar që ministri i Brendshëm Bledi Çu...
Politike
31 Tetor 2022, 16:34
F.M
Bledi Çuçi
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka konsideruar të cekët raportin e paraqitur nga Opozi...
Politike
31 Tetor 2022, 16:25
F.M
Anila Denaj
TIRANË- Ministrja e Financave Anila Denaj ka folur në lidhje me raportin për Reformën Territoriale. E pranishme në Ku...
Politike
31 Tetor 2022, 16:05
I.A
Eduart Shalsi
TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Në momentin që ...
Politike
31 Tetor 2022, 16:22
a.l
Ina Zhupa
Ministrja e Kutlurës Elva Margariti ka prezantuar buxhetin 2023 në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku dekla...
Politike
31 Tetor 2022, 16:14
k.m.
Manastirliu prezanton buxhetin 2023: Rritje pagash 6% për punonjësit e Shëndetësisë
31 Tetor, 14:19
'...
Politike
31 Tetor 2022, 15:19
I.A
Dhurata Çupi
TIRANË- Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi ka ...