Politike

Balla: Në 2014 donim akoma më pak bashki, por u detyruam të plotësojmë kërkesën e LSI. Jemi bërë gati për të fituar 61 bashki

Balla tha se me bindje se PS-ja do t'i fitojë të gjitha bashkitë, përfshirë edhe Shkodrën që sot e drejton Partia Demokratike me Bardh Spahian.

31 Tetor 2022, 17:00 Nga F.M
Balla: Në 2014 donim akoma më pak bashki, por u detyruam të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh se edhe në vitin 2014, maxhoranca ka dashur më pak bashki në reformën territoriale. Nga Kuvendi, Balla tha se reforma e asaj kohë u bë në koalicion dhe u vendosën 61 bashki për të realizuar dhe kërkesën e partive në koalicion, referuar Lëvizjes Socialiste për Intëgrim që sot është Partia e Lirisë. Balla tha se me bindje se PS-ja do t'i fitojë të gjitha bashkitë, përfshirë edhe Shkodrën që sot e drejton Partia Demokratike me Bardh Spahian.

"Ne në fakt edhe në 2014 donim më pak bashki, po u bë në koalicion me LSI-në dhe ishim të detyruar tu realizonim dëshirën, të pranonim disa kushte. Pjesa tjetër ka të bëjë me nevojën për të ruajtur atë 'ancors', kushdo mund të vijë me shumë propozime, por të copëtosh Vlorën në 3 pjesë nuk më duket me vend, të krijosh bashki si bashkia Caka nuk më duket vend. Megjithatë nuk është kjo çështja. Dua të rimarr disa propozime, PD ka qeverisur në 17 bashkia nga 2015 deri në vitin 2019, po fus dhe Shkodrën në vazhdim sepse pastaj e mori foltorja dhe nuk hyri më në llogari. Jemi bërë gati të fitojmë të 61 bashkitë, të 61, do e fitojmë dhe Shkodrën sepse meqë dështoi ky i foltores, s'ka më. Do hiqni dorë nga kjo shpifje, sepse numri i punonjësve nga 14 mijë e 400 që ishte, flas për administratën, të lutem Dhurata. Kemi shkuar në 9585. Në 12 bashki ky numër është rritur, ndërsa në 49 është ulur. Që do të thotë që reforma territoriale ka rezultuar në një ulje të numrit të punonjësve. Cila është risia? Reforma solli mirëadministrim, bashki të fort ame shërbime të mira, ky ka qenë dhe objektivi i vënë nga Bashkim Fino, kolegu im i ndjerë,"- tha Balla. 

taulant balla seance plenare 31 tetor 2022

Sondazh

Poll