Politike

Territorialja/ Alibeaj: Njësoj si në 2014, po vidhni në tavolinë dhe zgjedhjet e 2023-shit!

Alibeaj thotë e 'frytet' e kësaj reforme, maxhoiranca do t'i vjelë në 2023.

31 Tetor 2022, 16:48 Nga F.M
Territorialja/ Alibeaj: Njësoj si në 2014, po vidhni në
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e konsideroi 'autogol' delaratën e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se raporti i Opozitës është 'icekët', kur në fakt e kanë pranuar për diskutim para 6 muajsh. I pranishëm në Kuvend, Alibeaj tha se qëllimi i maxhorancës është që të fitojë zgjedhjet lokale të vitit 2023 në tavolinë, njësoj si në vitin 2014. 

"Ju sapo bëtë një autogol, nëse raporti nuk ishte i vlefshëm nuk e kuptoj pse e pranuat 6 muaj më parë në Komision. Nëse ka një arsye se përse bëhen këto është pikërisht niveli i demokracisë që shihet nga pushteti vendor. Jo, jo, niveli i respektimit të individit është pikërisht tek pushteti vendor, se sa zë ka individi tek ai administratori i përditshëm. Ky duhet të ishte. Reformat territoriale nuk duhet të jenë të njëanshme, por të gëzojë unanimitet. Ju e bëtë në 2014 dhe ndoshta një pjesë të përgjegjësisë e ka dhe Partia Demokratike që nuk mori pjesë. Atëherë ia mohuat shqiptarëve legjitimitetin, por sot po e bëni sërish. Ne kemi kërkuar korrigjim në këto 7 vite sepse vetëm kështu ecën para kjo dynja me revolucion. Të mos ua fshehim njerëz, sot unë e kuptpoj fare mirë pëese nuk gjeni dot as alibi dhe nuk pranoni ridimesionimin. Në 2014 e bëtë për të fituar zgjedhjet në tavolinë, ia morët frytet në 2015. Ndoshta dhe në fajin tonë, por pas 7 viteve kur keni korrur çdo lloj fryti një gjë duhet ta bënit për shqiptarët, jo të vidhni në tavolinë edhe zgjedhjet e 2023,"- tha Alibeaj. 

seance plenare 31 tetor 2022

Sondazh

Poll