Politike

Rama ndan me të rinjtë e Ersekës përvojën si emigrant: Nuk më doli keq. Investoni këtu dhe mos u jepni para trafikantëve

Kryeministri ndau me të rinjtë dhe eksperiencën e tij si emigrant për të cilën tha se nuk i ka dalë aspak keq. Ai tha se fjalët se në Shqipëri nuk ka mundësi për t'u zhvilluar dhe ecur përpara janë krejtësisht të pavërteta pasi sipas kreut të ekzekutivit kush kërkon gjen dhe në Shqipëri pasi teknologjia sot është kudo

31 Tetor 2022, 16:36 Nga e.k
Rama ndan me të rinjtë e Ersekës përvojën si emigrant:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në një takim me të rinjtë në qytetin e Ersekës u ndal sërish tek çështja e largimit të të rinjve. Ai tha se ikja përmes trafikantëve nuk është zgjidhja duke përsëritur kërkesën e tij që paratë që të rinjtë harxhojnë për një biletë ku nuk kanë asgjë të sigurt duhet t'i investojnë këtu. Për këtë Rama të rinjve të Ersekës iu tregoi rastin e një të riu në Dibër, i cili kishte hapur një biznes me bimë medicinale dhe sipas Ramës fitonte rreth 350 mijë lekë të vjetra në ditë. 

Kryeministri ndau me të rinjtë dhe eksperiencën e tij si emigrant për të cilën tha se nuk i ka dalë aspak keq. Ai tha se fjalët se në Shqipëri nuk ka mundësi për t'u zhvilluar dhe ecur përpara janë krejtësisht të pavërteta pasi sipas kreut të ekzekutivit kush kërkon gjen dhe në Shqipëri pasi teknologjia sot është kudo

Edi Rama: Një djalë kish lënë Tiranën kishte hapur një pikë grumbullimi për bimët medicinale dhe tha kjo është mbledhja e një ditë e një familjeje, 35 mijë lekë të reja. 35 mijë lekë të reja në një ditë shkoni dhe fitojeni në Gjermani ku padiskutim pagat janë më ta larta por shpensimet nuk janë sa këtu por janë shumë të larta. Në fund të ditës ajo që mbetet nuk mund të të japë në vite atë që mund të të japë kjo bukuria këtu. Rruga e vetme është rrruga e punës, nuk ka një formulë magjike. Po të kishim mundësi për t'u bërë pjesë e BE-së kaq shpejt do të ishin bërë të tjetër. Edhe vendet brenda Bashkimit Europian kanë nivele të ndryshme. Sot një njeri në moshën tuaj nëse ka vullnetin dhe dëshirën për të hyrë në botën e terknologjisë mund ta bëjë nga këtu pa pasur nevojë të iki dhe mund të punësohet nga këtu kudo në botë dhe të paguhet shumë herë më tepër se të gjithë këtu. Variantio tjëtër ik se këtu nuk ka mundësi është krejtësisht i pavërtetë. Të dyja janë të mundura, midis një punë të zakonshme jashtë dhe një investimi këtu kjo e dyta dhe nëse për ju ka ende kohë për të marrë një vendim nuk do të ta sugjeroja kurrë që në këtë moshë të ikje, po flas për ikjet pas Behihajt që janë shumë të gabuara. Të paguash një kontrabadist për të ikur atje dhe në vend që ti investosh këtu është komplet gabim. Unë kam qenë vetë emigrant dhe nuk më ka dalë keq, nuk ka qeveri që duhet të ju tregojë se kshu por kurrë me kontrabadistë dhe kurrë me idenë se këtu s'ka asnjë mundësi. 

edi rama ne erseke edi rama

Sondazh

Poll