Politike

'Vula' në gjykatë, Meta: E gjithë Shqipëria do qeshte po ta fitonte pjesa tjetër e PD

Meta bëri të qartë se koalicioni i tij është me Partinë Demokratike që kryesohet nga Berisha. Ai tha se këtë marrëveshje s'e lëkund asnjë vendim.

31 Tetor 2022, 17:20 Nga F.M
'Vula' në gjykatë, Meta: E gjithë Shqipëria do
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar dhe përballjen në gjykatë të të dyja grupeve të Partisë Demokratike. I ftuar në 'Zona Zero', Meta tha se nëse Gjykata do të vendoste pro grupit që mbështet deputetin Enkelejd Alibeaj dhe jo kryedemokratin Sali Berisha, do të qeshnin të gjithë shqiptarët. Meta bëri të qartë se koalicioni i tij është me Partinë Demokratike që kryesohet nga Berisha. Ai tha se këtë marrëveshje s'e lëkund asnjë vendim.

"E gjithë Shqipëria do të qeshte nëse gjykata do ja jeptë vulën pjesës tjetër të PD. Të gjithë e kanë parë se cfarë ka ndodhur. Ne jemi pa asnjë diskutim në një koalicion të hekurt më Partinë Demokratike,"- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll