Politike

Fasha 800 KW, Balluku: Po analizojmë situatën, kemi performancë të keqe hidrike

Ministrja njëherazi dhe numri dy i qeverisë shkruan se aktualisht niveli i Fierzës është më pak se 268m. Duke marrë parasysh dhe një ulje të konsumit me 6.2% Balluku thotë se po analizohet çdo detaj para se të merret një vendim.

31 Tetor 2022, 16:56 Nga e.k
Fasha 800 KW, Balluku: Po analizojmë situatën, kemi performancë
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është shprehur se për shkak të performancës së keqe hidrike ekziston mundësia për aplikimin e fashës 800 KW. Ministrja njëherazi dhe numri dy i qeverisë shkruan se aktualisht niveli i Fierzës është më pak se 268m. Duke marrë parasysh dhe një ulje të konsumit me 6.2% Balluku thotë se po analizohet çdo detaj para se të merret një vendim.

"Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë cdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800këh", shkruan Balluku,

Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor e vendos të mos ndryshonte. Në mbledhjen e zhvilluar më herët, Enti Rregullator i Energjisë bëri me dije se do të rishikojë situatën dhe do të vendosë nëse çmimi 44 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat. Fasha kufizuese 800 Kë ishte lajmëruar se do të ishte funksionale nga 1 tetori. Sipas vendimit të marrë, çdo kilovat që do të konusmohej mbi 800 që ishte llogaritur të ishte konsumi mesatar familjar, do të paguhej me 42 lekë. Ky vendim pati reagime, duke marrë parasysh edhe faktin se sahat nuk lexohen rregullisht çdo 30 ditë, e për pasojë, të gjithë familjarët do ta gjenin veten para faturave të kripura të energjisë elektrike.

belinda balluku

Sondazh

Poll