Politike

PRIMARET/ Ish-kryebashkiaku Isa Sakja zyrtarizon kandidaturën, futet në garë për Bashkinë e Kavajës

Sakja shton se qëllimi i tij është të rikthejë Partinë Demokratike në Kavajë.

31 Tetor 2022, 17:18 Nga F.M
PRIMARET/ Ish-kryebashkiaku  Isa Sakja zyrtarizon kandidaturën, futet
Isa Sakja

KAVAJË- Isa Sakja, ish-kryebashkiaku i Kavajës ka zyrtarizuar kandidaturën për në garën e primareve të Partisë demokratike. Në një postim në Facebook, Sakja thotë se e ka marrë këtë vendim pas disa konsultimeve me qytetarët që sipas tij e mbështesin në këtë garë. Sakja shton se qëllimi i tij është të rikthejë Partinë Demokratike në Kavajë.

Statusi i Sakjas:

Të dashur qytetarë të Bashkisë së madhe Kavajë, Pas konsultimeve e takimeve me Ju, që më mbështesni e më frymëzoni, vendosa të shpall kandidaturën time për postin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë.
“Të ecim përpara e me guxim drejt fitores sonë të pandalshme!” Askush nga ne nuk mund ta durojë më këtë bllokim të demokracisë si të ngecur në një trafik që nuk lëviz më nga kapaciteti i ulët qeverisës, nga babëzia e madhe e qeveritarëve për të marrë gjithçka për vehten dhe një grup të vogël oligarkësh që i rrethon. Zgjedhjet konkuruese prodhojne demokraci. E gjithë jeta është përpjekje për të realizuar një qëllim, e vetmja zgjedhje që ne mund të bëjmë është të zgjedhim qëllimin e drejtë. Në 14 maj 2023 ne, populli i Kavajës e kemi zgjedhur qëllimin tonë: ne do të rikthejmë demokracinë në pushtetin lokal. Ne do të rivendosim marrëdhënien e drejtë me çdo qytetar e grup interesi e do t’i marrin vendimet vetëm nëpërmjet konsultimit të gjerë me qytetarët dhe në interesin e tyre publik. Të guxosh të konkurosh për t’ju përfaqësuar Ju , interesat tuaja, shpirtin tuaj demokratik është për mua një detyrim dhe një mision njëkohësisht i cili nis sot dhe do të përfundojë me 14 maj me fitoren tuaj të Bashkisë Kavajë. Sepse ne së nashku kemi guximin, kemi energjinë pozitive, kemi dashurinë për qytetin, kemi eksperiencën, ndaj do të kemi edhe FITOREN! Skuadra jonë e madhe; bashkimi i gjithe qytetareve te Kavajes, motra e vëllezër në shpirt , si dhe besa që i kemi dhënë historisë e njëri- tjetrit për çuarjen përpara të vlerave të demokracisë dhe ripërtëritjen e qytetit nuk mund të njohë tjetër, veçse FITORE! Ajo i do guximtarët!

Sakja ka mbajtur për dy vite postin e kryebahskiakut të Kavajës. Ai zëvendësoi Elvis Rroshin në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017 dhe u largua në 2019. Nga ana e Partisë Demokratike është vendosur 6 nëntori si afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit. Në këto tre bashki, ndër më të mëdhatë në vend, procesi pritet të mbyllet brenda nëntorit.

isa sakja primaret ne pd

Sondazh

Poll