Sport

Cristiano Ronaldo, zemërimi kushton! ‘The Sun’ publikon një pjesë të librit: “Diskretiton Man.United dhe shokët e skuadrës”

Dashuria mes Manchester United dhe Ronaldos është një kujtim i largët. Rikthimi te ‘Djajtë e Kuq’ pas eksperiencës së tij te Juventus nuk e ka rindezur kurrë flakën e pasionit.

31 Tetor 2022, 12:19 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo, zemërimi kushton! ‘The Sun’ publikon

ANGLI- Dashuria mes Manchester United dhe Ronaldos është një kujtim i largët. Rikthimi te ‘Djajtë e Kuq’ pas eksperiencës së tij te Juventus nuk e ka rindezur kurrë flakën e pasionit. Në Angli ka shpërthyer një rast i ri. Në një libër të ri që do të dalë, Ronaldo ka diskredituar Manchester United dhe shokët e tij të skuadrës.

Tabloidi më i rëndësishëm në Angli si ‘The Sun’ ka publikuar disa pjesë nga libri për rivalitetin mes Messit dhe Ronaldos, por edhe për transferimin në Angli. Sulmuesi e quajti kthimin e tij te Manchester United "katastrofik", një transferim që e la atë "të pakënaqur" duke shtuar edhe mardhënien e ndërlikuar  me Rangnick.

Sipas portugezit, në fakt, klubi anglez nuk ka evoluar edhe për sa i përket ambienteve stërvitore. Jo vetëm kaq, edhe nga pikëpamja teknike, sipas fjalëve të Ronaldos, shokët e skuadrës kanë mungesë fizike.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united

Sondazh

Poll