Sport

E ardhmja e Leo Messin si quitz! Inter Miami ka besim për ardhjen e tij, por synime për të kanë edhe Barcelona dhe PSG-ja…

E ardhmja e ‘Pleshtit’, siç raporton ‘The Athletic’, sot duket se ka tre skenarë të mundshëm

31 Tetor 2022, 11:26 Nga DOSJA

E ardhmja e Leo Messin si quitz! Inter Miami ka besim për ardhjen e tij,

FRANCE - Çfarë do të bëhet me Lionel Messin? I rikthyer në nivelet e tij gjatë këtij sezoni të dytë në Paris (12 gola dhe 13 asistime në 17 ndeshje), kampionit argjentinas i skadon kontrata me PSG-në dhe pas Kupës së Botës do të thirret për të zgjedhur destinacionin e radhës për të vazhduar karrierën e tij.

E ardhmja e ‘Pleshtit’, siç raporton ‘The Athletic’, sot duket se ka tre skenarë të mundshëm: rinovimin me Paris Saint-Germain, i cili dëshiron ta shijojë yllin argjentinas edhe për disa vite nën hijen e Kullës Eiffel, rikthimin romantik te Barcelona, për të cilin katalanasit kanë besim, ​​por i interesuar për fenomenin argjentinas është edhe Inter Miami.

Sipas të njëjtit burim, klubi i MLS-së tashmë është shumë i sigurt për goditjen e Lionel Messit: “Negociatat duket se janë duke shkuar mirë dhe, edhe nëse nuk është mbyllur ende, shpresa është që të rrëmbejë ‘Po’-në përfundimtare të sulmuesit në muajt e ardhshëm”,- shprehen nga Shtetet e Bashkuara përtej Atlantikut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll