Politike

Mbledhja e grupit parlamentar, dy deputetë të rinj i bashkohen për herë të parë Berishës (EMRAT)

Bëhet fjalë për deputeten e Lezhës Lindita Metaliaj dhe atë të Beratit Tomorr Alizoti, ky i fundit ka pranuar dhe detyrën e drejtuesit politik të qarkut Berat. 

31 Tetor 2022, 14:45 Nga k.m e.k

Mbledhja e grupit parlamentar, dy deputetë të rinj i bashkohen

TIRANË- Dy deputetë të rinj i janë bashkuar mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha në selinë Blu. Bëhet fjalë për deputeten e Lezhës Lindita Metaliaj dhe atë të Beratit Tomorr Alizoti, ky i fundit ka pranuar dhe detyrën e drejtuesit politik të qarkut Berat. 

Mbledhja e grupit parlamentar, dy deputetë të rinj i bashkohen
Lindita Metaliaj

Në mbledhjen e sotme të Grupit të PD Berisha ka prezantuar projektligjin për heqjen e parashkrimit për veprat penale te korrupsionit për kryeministrin. Si dhe zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish-funksionarëve.

Mbledhja e grupit parlamentar, dy deputetë të rinj i bashkohen
Tomorr Alizoti

Ajo që ra në sy ishte veshja që kishte zgjedhur Alizoti ditën e sotme, i cili kishte dalë pak nga stili i tij i veshjes serioze duke u shfaqur me kapele në mbledhjen e mbajtur në selinë Blu. 

partia demokratike lindita metaliaj tomorr alizoti

Sondazh

Poll