Berisha: Ligj Anti-Korrupsion, kryeministri dhe ministrat do të hetohen pavarësisht kohës, hiqet parashkrimi i veprës penale
Berisha tha se ky ligj do të jetë kontribut i veçantë i opozitës.
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të propozojë një ligj të Posaçëm Anti-Korrupsion, të cilin ftoi deputetët e PD që ta firmosin. Në fjalën e tij para deputetëve të grupit parlamentar, Berisha tha se ky ligj do të jetë kontribut i veçantë i opozitës ndërsa sqaroi dy nenet që sipas tij janë, i pari, ministrat, kryeministri dhe ish-funksionarët nuk i nënshtrohen parashkrimit për korrupsionin ndërsa neni 2, ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Por çfarë është konkretisht pika që propozon PD? Berisha i referohet Kodit Penal aktual që për të gjithë zyrtarët ose personat e përfshirë në një çështje hetimore, që për shkak të kohës nuk hetohen, atëherë çështja quhet e parashkruar dhe dosja mbyllet. Shfuqizimi i parashkrimit bën që nëse vepra penale e bërë në kohën e shkruar dhe dënimi për atë vepër penale është më pak se diferenca mes viteve, sërish hetimi do të zhvillohet.
Berisha: Sot ketu kam sjellë projektligjin të cilin ose për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve te sipërpërmendur. Ky ligj ka dy nene. Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashkimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zevednes kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve të sipërpërmendur. Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.
Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliarde euro, vjedhje e shpërdorime. Kur korrupsioni, vjedhja e ketyre zyrtare është bërë faktori, muri me i tmerrshëm për zhvillimin e këtij vendi dhe integrimin e tij. Kur është bërë gjeneratori i varfërisë së shqiptarëve, te gjithë problemeve të shtetit ligjor që e kane degraduar atë nën diktaturën komuniste të Vietnamit. Qeverisja është edhe më e korruptuar se diktatura komuniste e Vietnamit. E drejta e parashkrimit është një e drejtë universale. Mirëpo kjo e drejtë merr një konotacion imunitar nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët pasuritë i çojnë në of shore dhe vetë pasi largohen nga detyra ja mbathin dhe i shpëtojnë ligjit. Mungesa e këtij neni për njerëz të papërgjegjshëm si puna e Rramës, Agaçit, Ahmetajt, Erion Velisë, ja mbadhin dhe kthehen pasi kalon afati. Ky parashkrim nuk do mund tu njihet këtyre. Kjo nuk bie ndesh me frymën e Kushtetutes. Vetë kushtetuta ka përcaktuar që në rrethana të veçanta mund të behet kufizim te drejtash. Dhe nese ka vend në botë që ka nevojë për këtë është Shqipëria. Prandaj ky nen, respekton Kushtetutën, vetem se unë do kishe mendim që njerëzve tanë te ligjit tu sugjeroja tu vemë një afat edhe për 25-30 vitet që vijnë.
Por çfarë parashikon Kodi Penal?
Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar:
a) dyzet vjet në rastin e krimeve që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm;
b) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim
tjetër më të rëndë;
c) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në dhjetë vjet burgim;
ç) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim ose gjobë;
d) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim;
dh) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë.
Veprat penale të kreut II, seksionit I, nenet 76 - 79/c, nuk i nënshtrohen parashkrimit. /Dosja.al
Sondazh
Udhëtimet e Ramës, Berisha: Komisioni të hetojë 'Air Albania', të dalë bilanci i fluturimeve
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon që të nisë hetimi i 'Air Albania'. Në mbledhjen...
Berisha mbledh grupin parlamentar, Boçi: Do të kërkojmë komision Hetimor për udhëtimet e Ramës me çarter
Luciano Boci TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu. Mbledhja është duk...
Manastirliu prezanton buxhetin 2023: Rritje pagash 6% për punonjësit e Shëndetësisë
Foto ilustruese TIRANE- Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot në Komisionin e Shëndet&eum...
'Shëndetësia'/ Vokshi-Manastirliut: Fëmijët me leuçemi nuk kanë barna, jam kundër buxhetit 2023, nuk ka asnjë program të ri
Albana Vokshi, deputete e PD TIRANE- Deputetja e partisë Demokratike, Albana Vokshi doli kundër buxhetit të vitit 2023 për shëndet...
Reforma zgjedhore/ PD bën propozimet: Ndalohen kreditë dhe dhuratat. Partitë të shfrytëzojnë vetëm fondet publike
Mbledhje nga Komisioni TIRANË- Zbardhet i plotë propozimi i Partisë Demokratike për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Eksperti i PD-s&e...
Arben Kraja flet në Kuvend, ‘ankohet’ për fondet e SPAK, opozita e mbështet: SPAK ka punuar mirë! Qeveria mos na presë lekët me dhunë
Arben Kraja TIRANË- Operacionet e suksesshme të goditjeve të grupeve kriminale dhe sekuestrimet e parave të vëna nga veprimtarit&e...
'Puna e HEC-eve është skandal'/ Rama në Ersekë: Furnizojmë 24 orë me ujë 34 fshatra në këtë zonë
Edi Rama ERSEKË- Ujë 24 orë premtoi sërish kryeministri Edi Rama. Nga fshati Mollas, aty ku u takua me fermerët, Rama zgjodhi t'i ...
Rama: Mediat që dezinformojnë bëjnë aleancë me partitë e rublave, nxjerrin deklarata banale pa pikë turpi
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama deklaroi sërish se disa media janë financuar nga partitë e rublave. Gjatë takimit me fermer&...
'Është vetëm maja e ajsbergut'/ Rama: Aleanca e rublave ruse në PD nuk nisi dhe nuk mbaroi me atë që iku
Edi Rama ERSEKË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se influenca ruse në Partinë Demokratike nuk nisi me largimin e Lulzim Ba...
FOTOLAJM- Rama me kopje?! Ul ministrat nëpër dëngje kashte, "modën" ia vodhi Basha para një viti
Takimi i Edi Ramës në Korçë dhe Lulzim Basha ERSEKË- Në Mollas, kryeministri Edi Rama i ka ulur në tokë ministrat...


