Politike

Arben Kraja flet në Kuvend, ‘ankohet’ për fondet e SPAK, opozita e mbështet: SPAK ka punuar mirë! Qeveria mos na presë lekët me dhunë

Përballë deputetëve në Komisionin parlamentar të Ligjeve, Kraja kërkoi më shumë personel, investime dhe sektorë të rinj që Struktura e Posaçme Anti-korrupsion ka nevojë.

31 Tetor 2022, 13:43 Nga k.m.
Arben Kraja flet në Kuvend, ‘ankohet’ për fondet e SPAK,
Arben Kraja

TIRANË- Operacionet e suksesshme të goditjeve të grupeve kriminale dhe sekuestrimet e parave të vëna nga veprimtaritë e paligjshme janë dëshmitë e punës në 3 vite të Arben Krajës në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndaj dhe kërkoi një rritje në buxhetin e institucionit të drejtësisë për vitin që vjen.

“Nga pikëpamja e investimeve kemi kërkuar fond shtesë për shpenzime procedurale. Kemi kërkuar fond 6 milionë euro. Më 2 procese ne kemi nxjerrë buxhetin për 4 vite, me 20 mln euro të sekuestruara në bankë, në bankë. Kështu që mendoj kemi qenë efektiv në këtë pjesë, jemi modest, kur kemi marrë buxhete kemi rritur kapacitetet, laborator etj”, tha Kraja.

Përballë deputetëve në Komisionin parlamentar të Ligjeve, Kraja kërkoi më shumë personel, investime dhe sektorë të rinj që Struktura e Posaçme Anti-korrupsion ka nevojë.

“Kemi plotësuar dhe Byronë Kombëtare, nga pikëpamja e realizimit kemi disa mungesa në realizimin e objektivave, s’ka punonjës. Në 2023 futemi me kapacitet të plotë. Ministria e Financave është përgjigjur korrekt. Kemi kërkuar personel shtesë dhe nevojën në investime që kanë lindur gjatë rrugës. Të forcohet hetimi financiar, ekspertiza, të forcohet pjesa e raportimit me BE, kemi kërkuar numër shtesë punonjës për të krijuar sektorë të rinj dhe konsoliduar sektorët të vjetrit, na është dhënë më pak se sa kemi kërkuar, bashkë me BHK. Kërkuam 273, morëm 256, diferencë 15 punonjës. Duhet ti kemi. Një sektor të ri kemi dashur për raportimet me BE, 1 për gjithë strukturën, SPAK, BKH. Për të forcuar sektorin e Hetimi financiar, kemi 8 hetues, janë në process vettingut. Kemi kërkuar edhe 7 të tjerë. Kemi pa asnjë praktikë pune që për nevojat e punës, kemi marrë punëtorë me kontratë të pjesshme. Të shtohen disa sektorë në byro”, tha Kraja.

Megjithatë shtoi se qeveria nuk duhet që të tërheqë pas fondet që i ka lënë në buxhet. 

"Nuk mund të ketë ndërprerje të dhunshme të një anshme të një institucuoni të pavarur,"- theksoi Kraja. Përgjigjen për kritikën e Arben Krajës ia dha kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, e cila tha se qeveria e ka prekur buxhetin për të përballuar krizat dhe se fondet e marra pas nuk kanë qenë në zbatim nga SPAK. 

"SPAK që nga krijimi e deri sot buxhetin e ka me rritje. Ka raste përjashtimore kur jemi në periudha krizash, epidemi, padiskutim që do përshtatet buxheti sipas nevojave për të përballaur pasojat nga kriza. Nëse i referohemi situatës aktuale, spak dhe institucuonet e drejtësisë dhe adminsitratës publike, nuk kanë patur efekte nga prekja e buxhetit, se janë prekur ato fonde që nuk kanë qenë fare duke u zbatuar apo dukeu prokuruar,"- tha Bushka.

Megjithatë Kraja sërish nguli këmbë: Kur të kemi personelin e plotë do na detyrojë që mos të paguajmë dikë.

Për opozitën, e cila në Komision shprehu mbështetjen e plotë ndaj kërkesave të SPAK, ndërhyrja e qeverisë me akt normativ në buxhetin e institucioneve të pavarura, ngre dyshime nëse është apo jo e qëllimshme dhe kushtetuese.

Dhurata Çupi: Opozita e ka mbështetur SPAK, aq më tepër PD që është furnitori kryesor me kallëzime, denoncime për korrpusio, pronat publike, buxhetin, opozita është në mbështetje të gjithcka që kërkon SPAK. nëse praktikohet kjo që tek SPAK ndërpritet buxheti dhe bëhet presion nuk është normale, uroj mos të jetë e qëllimshme… për të aksesuar SPAK në punën e tij.

Gazment Bardhi: Ne japim dakordësi dhe për fondin shtesë, se spaku është institucion në punë e sipër. Sa kohë ka një procedurë se si miratohet buxheti, ndërhyrja e qeverisë me akt normtiv për ndryshimet n buxhet ngre piëkpyëtje nëse është kushtetuese. Ka pasur dhe një çështje në Gjykatë Kushtetuese, dhe ka dhe një vendim që ku ka procedurë si miratohet ligji, nuk mund të ndërhyhet me akt normative, aq më tepër në rastin e sistemeve të drejtësisë, institucioneve të pavarura. Kjo do duhet të mbahet në konsideratë. Nëse doni të ndërhyni, prekni buxhetin e minsitrive, jo të institucuoneve kushtetuese të pavarura.

Megjithëse buxheti i SPAK për vitin 2023 parashikon rritje me 26%, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave në komision, Vilma Çausholli, tha se do të shihet mundësia për të shtuar edhe 11 milionë lekë të tjera. Kjo shumë do të përdoret për kërkesën e Krajës për rritjen e sigurisë në godinë, që pritet të merret në administrim nga Garda e Republikës.

arben kraja

Sondazh

Poll