Politike

'Është vetëm maja e ajsbergut'/ Rama: Aleanca e rublave ruse në PD nuk nisi dhe nuk mbaroi me atë që iku

Rama sulmoi kundërshtarët politikë të cilët sipas tij po lëshojnë çdo ditë helm dhe shpifje.

31 Tetor 2022, 13:27 Nga A.B
'Është vetëm maja e ajsbergut'/ Rama: Aleanca e rublave
Edi Rama

ERSEKË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se influenca ruse në Partinë Demokratike nuk nisi me largimin e Lulzim Bashës nga partia dhe as nuk mbaroi aty. Gjatë takimit me fermerët në Ersekë, Rama tha se ajo që ndodhi ishte vetëm maja e ajsbergut.

' Duke mos dashur që çmimin stratosferik të energjisë mos ua faturojmë njerëzve do na duhet të paguajmë shuma kolosale nga buxheti i shtetit. Nuk mund të themi jo s’ka lidhje, aq më tepër që në vend të informojmë njerëzit dhe për të rënë dakord për faktet e një lufte që na sulmon përmes energjisë dhe inflacionit, rrisim dozën e helmit, dezinformimit përmes deklaratash që janë shpifje nga më monstruozet përmes pasqyrash mediatike që pasqyrojnë këto shpifje dhe shtojnë edhe më shumë. Kjo nuk është e rastësishme, është më shumë se sa kaq, është influencës e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne ngritëm problemin e parave ruse në PD ju kujtohet na thanë janë shpifjet e Ramës dhe Sorosit, po ju them që është vetëm maja e ajsbergut. Historia e zhytjes e asaj force politike as nuk filloi me atë që dimë dhe dini dhe as nuk mbaroi. Kjo është një aleancë rublash mes dy parive që janë andej, një aleance që ju bëjnë jehonë disa pasqyra mediatike. Shpifje nga më banalet.'- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll