Politike

Rama: Mediat që dezinformojnë bëjnë aleancë me partitë e rublave, nxjerrin deklarata banale pa pikë turpi

Rama u shpreh se disa media nxjerrin deklarata banale të cilat janë të pabaza.

31 Tetor 2022, 13:40 Nga A.B
Rama: Mediat që dezinformojnë bëjnë aleancë me
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama deklaroi sërish se disa media janë financuar nga partitë e rublave. Gjatë takimit me fermerët në Mollas të Ersekës, Rama u shpreh se disa media nxjerrin deklarata banale të cilat janë të pabaza.

'Ajo është një aleancë rublash të cilat u bëjnë pasqyrë disa media që bëjnë deklarata nga banalet. Ikën 700 mijë shqiptare dhe si fakt pa pikë turpi nxjerrin lejet e qëndrimit. Duke e ditur mirë që nuk përkojnë me vitet. Po, kujt t’ia thuash. Gjithsesi ju uroj suksese në punën tuaj.'- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll