Politike

Udhëtimet e Ramës, Berisha: Komisioni të hetojë 'Air Albania', të dalë bilanci i fluturimeve

Berisha kërkoi që Komisioni Hetimor i propozuar nga PD, të përfshijë hetimin e Air Albania, që sipas Berishës është kompani e lidhur ngushtë me kryeministrin Edi Rama.

31 Tetor 2022, 14:35 Nga A.B
Udhëtimet e Ramës, Berisha: Komisioni të hetojë 'Air
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon që të nisë hetimi i 'Air Albania'. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha kërkoi që Komisioni Hetimor i propozuar nga PD, të përfshijë hetimin e Air Albania, që sipas Berishës është kompani e lidhur ngushtë me kryeministrin Edi Rama. Kryedemokrati, e mbylli fjalimin duke thënë se pozitive nga e gjithë kjo situatë është që Rama nuk e fajësoi atë për fluturimet.

'Komisioni duhet të përfshijë Air Albania, duhet shtuar kompania që thotë se promovojë avionat e saj, a thu se u bë balerin. E kanë për nder që i bëhet promocion, duhet të hetohet kompania, janë të gjitha paratë, është një situatë e tmerrshme, hetimi duhet të përfshijë Air Albania se janë 1 dhe të pazgjidhur. Prej kohësh flitej kjo gjë por ai e nxorri vetë, ai tha se avionat m'i kanë dhënë për promocion, kaq herë për promocion, pozitive ishte që nuk tha janë të Saliut ato fluturime. '- u shpreh Berisha.

sali berisha edi rama fluturimet e rames me charter

Sondazh

Poll