Politike

'Puna e HEC-eve është skandal'/ Rama në Ersekë: Furnizojmë 24 orë me ujë 34 fshatra në këtë zonë

Rama deklaron se për çështjen e HEC-eve duhet ndjekur rrugë ligjore.

31 Tetor 2022, 13:47 Nga A.B
'Puna e HEC-eve është skandal'/ Rama në Ersekë:
Edi Rama

ERSEKË- Ujë 24 orë premtoi sërish kryeministri Edi Rama. Nga fshati Mollas, aty ku u takua me fermerët, Rama zgjodhi t'i përgjigjej shqetësimit të një qytetari për HEC-et. Ai u shpreh se kjo çështje është shumë skandaloze e se duhet ndjekur rrugë ligjore për to.

Ndër të tjera, kreu i Qeverisë tha se zona ku ishte sot, furnizohet 24 orë me ujë, e duke qënë se është në fazën e tretë do të jenë dhe më mirë në ditët në vijim. 

'Është e drejtë dhe e kuptueshme inati në këtë mes, se është skandal kjo puna e HEC-eve, madje në një kohë u tha se Shqipëria do bëhej superfuqi me to, duhet ndjekur rruga ligjore për to. 

Ne jemi në një pozicion shumë interesant se kemi trashëguar një qamet të madh për furnizimin me ujë. Në këtë zonë furnizojmë 24 orë qytetin në 34 fshatrat, me siguri ju jeni në fazën e tretë. Kur flasim për ujin e pijshëm cohen disa e thonë, të tërë jeni njësoj, PD e PS. Ç'domethënë kjo që flisni për ujë, cfarë të bëjmë ne, mos ta bëjmë? Si është njësoj kur në fushën e investimit ka dhe gjëra 

Se uji 24 orë, në këto zona nuk ka pasur as në komunizëm, e them këtë për personat që po flasin përçart, e kur flasim për satelitët thonë pse me ato do merremi ne.  Jemi në një fazë që po ecim, isha në Dibër, së shpejti do jetë njësoj dhe në Mat, së shpejti do të vijë dhe te ju, se janë gjëra që nuk janë bërë ndonjëherë. Hap pas hapi do i bëjmë, ta fillosh nga 0 është shumë më mirë se sa ta lesh gropë siç na e lanë ne.'- u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll