Politike

Manastirliu prezanton buxhetin 2023: Rritje pagash 6% për punonjësit e Shëndetësisë

Ministrja tha se parashikohet edhe rritja e pagave pëer punonjësit e shëndetësisë që nga 1 janari 2023.

31 Tetor 2022, 14:16 Nga f.g
Manastirliu prezanton buxhetin 2023: Rritje pagash 6% për punonjësit e
Foto ilustruese

TIRANE- Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot në Komisionin e Shëndetësisë se buxheti i vitit 2023 parashikon një mbrojtje sociale me një vlerë prej 95.1 miliard lekë. Ministrja tha se parashikohet edhe rritja e pagave pëer punonjësit e shëndetësisë që nga 1 janari 2023.

“Përsa i përket rritjes së buxhetit për vitin 2023 do t’i dedikohet rritjes së pagave për punonjësit e shëndetësisë duke filluar nga korriku vitit 2023 do të ketë një rritje sërish me 6% për punonjësit e shëndetësisë. Duke krijuar premisa edhe për politika të reja, rritja e buxhetit për vitin 2023 shkon për zgjerimin e skemës së rimbursimit të barnave falas për qytetarët duke mundësuar më shumë trajtime dhe alternative mjekimi për skemën e rimbursimit. Do të kemi një zgjerim përsa i përket skemës së rimbursimit të barnave falas duke mundësuar rritjen e buxhetit për skemë rimbursimi me 3.6%”, tha Manastirliu.
Buxheti i vitit 2023 do të mbështesë të gjitha kategoritë në nevojë me fokus të veçantë nënat kryefamiljare me mbi tre fëmijë.

“Përsa i përket mbrojtjes sociale do të përfshihet një politikë e re e dalë edhe nga nisma e Këshillimit Kombëtar përsa i përket nënave të papuna me mbi tre fëmijë të cilave do t’i subvencionohen nga shteti kontributet shoqërore dhe shëndetësore për 5 vitet e para të fëmijës me një fond të dedikuar prej 600 milionë lekë në programet e mbrojtjes sociale. Gjithashtu do të vijojë mbështetja përsa i përket mbështetjes së programeve të ndihmës ekonomike, pagesave të paaftësisë dhe Fondit Social për ngritjen e shërbimeve sociale në territor”, tha Manastirliu./Dosja.al

 

ogerta manastirliu komisioni i shendetesise buxheti 2023

Sondazh

Poll